Kovaçevski pas zgjedhjes së zëvendësministrave në Kuvend: Zgjidhjet e reja, të shpejta dhe efikase për nevojat personale dhe familjare të qytetarëve janë në krye të agjendës të Qeverisë

Zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të propozuar nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, janë zgjedhur sonte nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas debatit disaorësh.

“Në qendër të demokracisë parlamentare, qytetarët dhe mediat mund të shohin debat, pikëpamje dhe qëndrime të ndryshme. Dallimi midis konkretes dhe deklaratives, midis rezultateve dhe premtimeve boshe, midis punës për të tashmen dhe të ardhmen - dhe patriotizmin e rremë", tha Kryeministri Kovaçevski pak para votimit.

Duke iu drejtuar zëvendësministrave të ardhshëm, ai kërkoi që nga nesër të nisin zbatimin e detyrave ekzistuese dhe të reja.

Për zëvendësministra me shumicë votash në Kuvend janë zgjedhur:

  • Bashkim Hasani, zëvendësministër i Ministrisë së Mbrojtjes,
  • Nazim Bushi,  zëvendësministër i  Ministrisë së Punëve të Brendshme,
  • Agim Nuhiu, zëvendësministër për Ministrisë së Drejtësisë,
  • Xhabir Doko, zëvendësministër i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive,
  • Fatmire Isaki, zëvendësministre e Ministrisë të Punëve të Jashtme,
  • Filip Nikolloski, për zëvendësministër i Ministrisë së Financave,
  • Zoran Manseski, zëvendësministër i Ministrisë të Ekonomisë,
  • Abdylshyqyr Abedini, për zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave,
  • Vlladimir Rendevski, për zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë,
  • Lulzim Aliu, për zëvendësministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,
  • Zoran Dimitrovski, për zëvendësministër i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale,
  • Daim Luçi, për zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës,
  • Aleksandar Bajdevski, zëvendësministër i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë,
  • Bekim Rexhepi,  zëvendësministër i Ministrisë për Transport dhe Lidhjeve dhe
  • Hristina Oxhaklievska, zëvendësministre e Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

 

Në fjalën e tij, Kryeministri Kovaçevski tha se më e rëndësishme është të punohet me ndershmëri, përkushtim, profesionalizëm dhe efikasitet.

“Kam kërkuar një metodologji, atmosferë, kontroll dhe përgjegjësi të tillë dhe nuk do të dorëzohem, për të gjitha postet e larta qeveritare dhe për ministrat dhe për zëvendësministrat e ardhshëm. Unë e mora këtë detyrë, propozova ministra dhe zëvendësministra që të punojmë dhe zbatojmë, të tregojnë rezultate dhe qytetarët të përdorin zgjidhjet tona. Ne kemi një plan, me afate, detyrime, bartës të detyrave dhe një mënyrë për të matur efektet në cilësinë e jetës së qytetarëve. Qasja jonë është e qartë, e sinqertë dhe e matshme. Unë i deklaroj qartë të gjitha gjërat, të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen për publikun dhe qëndroj pas tyre, sepse imazhi im personal, përgjegjësia dhe sistemi i vlerave janë kriteret kryesore për mua dhe ndaj kërkoj që, si unë,të sjellën dhe të tjerët”, tha Kryeministri Kovaçevski...

Ai përkujtoi se në më pak se një muaj është zbatuar një model historik dhe lartësia e pagës minimale dhe paralajmëroi vazhdimin e këtyre politikave në të mirë të qytetarëve, sepse për Qeverinë në qendër është qytetari – nevojat e tij personale dhe familjare dhe sfidat janë në agjendën më të lartë qeveritare.

“Ne vazhdojmë me pensionet. 2022 do të jetë një vit i transformimit të fuqishëm të energjisë. Ne vazhdojmë në kushtet e krizës shëndetësore dhe energjetike, të rrisim pagat, pensionet, të kthejmë taksën përmes TVSH-së ime, të rrisim investimet dhe të krijojmë një mjedis për rritje më të lartë, ekonomi më të mirë, shtet ligjor – siç e kemi parë sot, vendi ynë  tashmë nuk është një regjim kriminal hibrid, në të cilin kjo opozitë na vendosi për gati një dekadë, fatkeqësisht pushteti i atëhershëm”, tha Kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se çdo njeri me qëllim të mirë dhe profesional është i mirëpritur në ekip.

 “Përkundrazi, do të pengojmë të gjitha veprimet e rreme, të ulëta dhe politike, të vendosura kryesisht në opozitë dhe të tregojmë se janë kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit. Qytetarët shohin, vlerësojnë dhe tashmë vlerësojnë se pse Qeveria dhe koalicioni qeveritar është zgjidhje më e mirë për problemet dhe nevojat e tyre”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai shpalli prezencën në Kuvend dhe mes njerëzve, i vendosur, siç tha, as një centimetër më pak, përkundrazi shumë më i motivuar për të ofruar zgjidhje të reja, të shpejta dhe efikase.

“Ia vlen të punohet, është misioni më i shenjtë dhe obligimi personal për mua dhe për këtë Qeveri”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën për zgjedhjen e zëvendësministrave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.