Kovaçevski: Numri evropian i urgjencës E-112, një lehtësim i vërtetë për qytetarët

 

Kryetari i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot së bashku me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, ambasadorin David Gir dhe Stojançe Angelov, drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QKM) në Shkup, morën pjesë në promovimin të numrit evropian për urgjenca 112.

Në lëshimin zyrtarë të  numrit të urgjencës përmes video-mesazhit  mbajti fjalim edhe  nënkryetari i Bordit të Shoqatës Evropiane të Numrave të Urgjencës (EENA), Mladen Vratonjiq, ndërsa rezultatet dhe arritjet e arritura gjatë zbatimit të projektit në QMK u prezantuan nga udhëheqësi i ekipit të BE-së të projektit Gabor Frishman.

Me vënien në punë të numrit, i cili mundëson duke telefonuar vetëm në një numër, 112, qytetarët e vendit tonë mund të marrin në mënyrë simbolike në kohën më të shkurtër të mundshme shërbimet e policisë, shërbimit të urgjencës mjekësore apo zjarrfikësve, nga kudo në vend, simbolikisht shënon Ditën Evropiane, të caktuar nga BE për të promovuar përdorimin e duhur të numrit të urgjencës E-112, i përdorur në të gjithë Evropën.

Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e sotëm duke theksuar rëndësinë e sistemit E-112, si një lehtësim i vërtetë për qytetarët, theksoi se sistemi ofron përfshirjen e të gjitha shërbimeve emergjente dhe asistimin ndaj policisë për të vendosur qetësinë dhe rendin, për të siguruar qarkullimin e rregullt , dhe shërbimet komunale, të cilat aktivizohen nëse është e nevojshme, për shkak të rreziqeve për jetën e qytetarëve dhe për shkak të rrezikimit të të mirave materiale dhe pasurisë së qytetarëve dhe shtetit.

“Ne kemi ndërtuar një model modern dhe efikas për funksionimin e E-112 nga gjuhët që i  përdor popullata në vend, në vendet fqinje dhe të paktën një nga gjuhët botërore. Ne po e fillojmë sistemin me tetë qendra operative në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Veles, Shtip, Strumicë, Ohër dhe Manastir dhe të gjitha janë të pajisura sipas direktivave të përcaktuara të BE-së për këtë qëllim”, nënvizoi Kovaçevski, duke e uruar QMK-në të cilët  me mbështetjen e delegacionit të BE-së përfundoi me sukses projektin E-112 dhe vendosën standarde të avancuara evropiane.

Ai vuri në dukje se në qendrat funksionojnë edhe operativë të trajnuar për marrjen e thirrjeve dhe vendosjen e komunikimit me personat me aftësi të ndryshme të kufizuara , gjë që është në përputhje me parimin kryesor të lidhjes mes personave që kanë nevojë për ndihmë urgjente me shërbimet operative për ofrimin e ndihmës si prioritet.

Duke përgëzuar realizimin e projektit me të cilin zbatohen protokollet evropiane për menaxhimin e krizave dhe aksidenteve, i cili është me rëndësi të madhe për qytetarët dhe duke falënderuar ndihmën e Bashkimit Evropian, Kovaçevski dëshiroi që të ketë sa më pak situata për shfrytëzimin e numrit të vetëm evropian për thirrjet e urgjencës.
 

Drejtori i QMK-së, Angelov tha se i vetmi numër për kontakt, i cili i bashkon numrat 192, 193, 194 dhe 195, do t'ua lehtësojë jetën qytetarëve, të cilët në situata të caktuara jetësore do të kenë nevojë për ndihmë.

 Ai informoi se numrat e vjetër do të vazhdojnë të ekzistojnë për një periudhë më të gjatë kohore sipas nevojës dhe shtoi se ky sistem unik do të ndihmojë në zbulimin e disa dobësive dhe do të mundësojë marrjen e masave për tejkalimin e tyre me sukses.

Ambasadori i BE-së Gir shprehu kënaqësinë e madhe që Bashkimi Evropian ndihmoi në realizimin e sistemit evropian E-112 në vend, duke vlerësuar se 112 është një numër praktik, i lehtë për t'u kujtuar dhe se në vendet e Bashkimit Evropian si një numër që bashkon disa institucionet, shpëton shumë jetë.

Numri i urgjencës 112, përveç alarmit të menjëhershëm për një numër të vetëm, është një sistem i krijuar për të ofruar koordinim, veprim dhe ndërhyrje të shpejtë të të gjitha shërbimeve të përshtatshme për çdo situatë krize specifike.