“Kujdesi për bujqit dhe konkretisht për vreshtarët është i vazhdueshëm – prandaj rezultatet janë të dukshme dhe përfaqësojnë motivim shtesë. Krahas krizës ekonomike, gjatë vitit 2021 është regjistruar rritje e blerjes së rrushit te blerësit e regjistruar, ndërsa gjithashtu është rritur edhe eksporti i verës nga vendi jonë që ka arritur nivel prej 49 milionë euro vitin e kaluar”, tha Kovaçevski gjatë krasitjes së vreshtit në fshatin Tërstenik, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, theksoi se strategjia afatgjatë e Qeverisë për sigurimin e prodhimit dhe blerjes së sigurt të rrushit e ka tejkaluar pasigurinë shumëvjeçare siguroi kushte të favorshme për vreshtarët dhe kantinat e verës.
Duke uruar festën e sotme të vreshtarëve dhe duke u uruar vit të suksesshëm edhe kultivuesve të verës edhe vreshtarëve, Kovaçevski theksoi se Qeveria, me një tempo i plotëson premtimet ndaj bujqve dhe vreshtarëve për të cilat ka rezultate të dukshme.
Vreshtarët që nga fillimi i vitit të ri të vreshtarisë, ashtu si vitin e kaluar, morën subvencionet për mbështetje, dhe nisin ciklin e ri me mjete që do t'i ndihmojnë ata të mbyllin me sukses vitin. Ai shtoi se në këtë drejtim, një ndihmë e madhe është rritja e mbështetjes për të anuluar kostot e shtuara për naftën, si dhe masat nga Programi IPARD, të cilat parashikojnë investime për ndërtimin e kantinave, blerjen e pajisjeve dhe mjeteve të tjera të nevojshme për modernizimin dhe zhvillimin e kësaj dege.
“Përkrahja për mikro kantinat është në atë drejtim. Tani kanë mundësi të aplikojnë për grante në vlerë prej 10.000 euro për pajisje dhe shërbime konsulente tek enologët, për funksionim më efikas dhe vendosje të produkteve më të mira”, tha Kovaçevski, i cili vizitoi kantinën “Goce Dellçev”, e më pas do të vizitojë Kavadarin dhe Demir Kapinë.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, potencoi se lidhur me subvencionet janë paguar mbi 9.4 milionë euro subvencione për vreshtat e 13 854 kultivuesve dhe që nga viti 2017, ndërsa për mbështetjen e vreshtarëve për masën për pagesën sipas sipërfaqes janë paguar rreth 45 milionë euro.
“Gjithmonë kur kishte nevojë, kur vreshtarët ballafaqoheshin me probleme, ndihmuam me masa shtesë, njëjtë siç ndihmuam edhe në krizën shëndetësore – ekonomike shkaktuar nga KOVID pandemia. Për 4 vite gjithsej për masa shtesë dhe përmes KOVID-programit për mbështetjen e vreshtarëve paguam mbi 16 milionë euro”, nënvizoi Nikollovski, i cili vlerësoi se me mbështetje qeveritare u zgjidh një problem shumëvjeçar i vreshtarëve duke kthyer paratë te vreshtarët që u detyroheshin atyre një pjesë të kantinave në mënyrë që të investonin në vreshta.
Në ngjarjen e sotme, u përcollën mesazhe deri te vreshtarët se Qeveria mbetet partner i vreshtarëve dhe kultivuesve të verës dhe vazhdon me masat dhe stimulimet për prodhimin e verës cilësore në treg, për të cilën promovim më i madh i verës cilësore nga vendi ynë dhe rritje e eksportit.
Pas vizitës, Kryeministri Kovaçevski dha deklaratë për media, të cilën ua përcjellim në tërësi:
“Kujdesi për bujqit dhe konkretisht për prodhuesit e rrushit është i vazhdueshëm - për këtë shkak rezultatet janë të dukshme dhe paraqesin motivim shtesë. Përkundër krizës ekonomike, gjatë vitit 2021 është shënuar rritje e blerjes së rrushit te blerësit e regjistruar, si dhe është rritur eksporti i verës nga vendi ynë, i cili vitin e kaluar ka arritur nivel prej 49 milionë eurosh”, tha Kovaçevski gjatë krasitjes së vreshtit në fshatin Tërstenik, në shoqërim të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe nënvizoi se strategjia afatgjatë e Qeverisë për sigurimin e prodhimit dhe blerjes së sigurt të rrushit e ka tejkaluar pasigurinë afatgjatë të kultivuesve të rrushit dhe siguroi një mjedis të favorshëm për tregti edhe për kultivuesit e rrushit edhe për kantinat e verës.
Duke uruar festën e sotme të kultivuesve të rrushit dhe duke u dëshiruar një vit të suksesshëm kultivuesve të rrushit dhe verës, Kovaçevski tha se Qeveria me një tempo dinamike i përmbush premtimet ndaj bujqve dhe kultivuesve të rrushit për të cilat ka rezultate të dukshme.
Kultivuesit e rrushit që në fillimin e vitit të ri kultivues, ashtu si vitin e kaluar morën subvencione për mbështetje dhe nisën ciklin e ri me mjete që do t'i ndihmojnë ata të mbyllin me sukses vitin. Ai shtoi se në këtë drejtim, një ndihmë e madhe është rritja e mbështetjes, me qëllim që të anulohen shpenzimet e shtuara për naftën, si dhe masat nga Programi IPARD, të cilat parashikojnë investime për ndërtimin e kantinave, blerjen e pajisjeve dhe mjeteve të tjera të nevojshme për modernizimin dhe zhvillimin e kësaj dege.
“Në këtë drejtim është edhe përkrahja për mikro kantinat. Tani ata kanë mundësi të aplikojnë për grante në vlerë prej 10.000 euro për pajisje dhe shërbime konsultative të enologëve, për punë më efikase dhe plasman të produkteve më të mira”, tha Kovaçevski, i cili vizitoi kantinën “Goce Dellçev”, e më pas do të vizitojë Kavadarin dhe Demir Kapinë.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupçoo Nikollovski, theksoi se lidhur me subvencionet janë paguar mbi 9,4 milionë euro subvencione për vreshta për 13.854 kultivues të rrushit, ndërsa nga viti 2017 për mbështetjen e kultivuesve të rrushit për masën për pagesë për sipërfaqe janë paguar rreth 45 milionë euro.
“Sa herë që ka pasur nevojë, kur kultivuesit e rrushit janë përballur me probleme, kemi ndihmuar me masa shtesë, ashtu siç kemi ndihmuar në krizën shëndetësore- ekonomike të shkaktuar nga pandemia e KOVID.
Gjithsej për 4 vite për masa shtesë dhe përmes programit - KOVID për mbështetje të kultivuesve të rrushit kemi paguar mbi 16 milionë euro”, tha Nikollovski i cili vlerësoi se me mbështetjen e Qeverisë është zgjidhur problemi i kamotshëm i kultivuesve të rrushit duke ua kthyer paratë kultivuesve të rrushit që u kishin borxh një pjesë të kantinave të verës, në mënyrë që ata sërish të investojnë në vreshta.
Në manifestimin e sotëm, u dërguan mesazhe kultivuesve të rrushit se Qeveria mbetet partner i kultivuesve të rrushit dhe verës dhe vazhdon me masat dhe stimujt për prodhimin e verës cilësore në treg, për promovimin më të madh të verës cilësore nga vendi ynë dhe rritjen e eksporteve.