Tani më bëhet fjalë për metodologji që do të mundësojë rritje afatgjate dhe të qëndrueshme të pensioneve, theksoi Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski.
“Pensionistët janë ata që meritojnë, pas aq viteve punë dhe kontribut të dhënë për shtetin tonë, të kenë ditë dinjitoze pensionale. Tani më punojmë në analiza që do të prezantohen përmes dialogut të hapur në të cilin do të marrin pjesë edhe shoqatat e pensionistëve dhe palë tjera të interesuara, si dhe institucionet kompetente të Qeverisë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në deklaratën e tij.
Ai shtoi se një prej prioriteteve të Qeverisë së re është edhe standardi i pensionistëve dhe se në atë drejtim po realizohen më shumë politika ekonomike që i konsideron si kyçe në raport me ballafaqimin me krizën ekonomike, të dalë nga kriza shëndetësore, që përfshin këta bashkëqytetarë tanë.
“Gjatë vitit 2021 patëm mbështetje për kategoritë më të prekshme të qytetarëve, që përfshin edhe pensionistët me të ardhura të ulëta, ndërsa sot gjatë krizës energjetike dhe ekonomike, mund të paralajmëroj që tani më po punojmë edhe në pako ndihmë financiare për pensionistët që do ta përcaktojmë në bazë të analizave dhe e cila do t’u jepet pensionistëve për ballafaqim më të lehtë me krizën energjetike dhe ekonomike”, shtoi gjatë deklaratës së tij Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski.