“Kur punoni dhe jetoni në kohë krize, të gjitha palët e interesuara duhet të kontribuojnë me punën dhe sjelljen e tyre, në mënyrë që të tejkalohen sfidat e të njëjtave”, tha sot kryeministri Kovaçevski në një deklaratë për media.
“Kur përgatitej buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, parashihej si një pozicion në buxhet me ballafaqimin me krizën. Mendoj se këtë është dashur ta bëjnë edhe komunat”, tha kryeministri Kovaçevski.
Në deklaratë, kryeministri Kovaçevski ka theksuar shembullin e ngrohjes në Shkup, shërbim komunal që qyteti i Shkupit ua ofron qytetarëve, ku Qeveria i ka theksuar qytetit se me 500.000 euro pjesëmarrje mund të kontribuojë në furnizim të pandërprerë të qytetarëve me ngrohje. Pasi qyteti i Shkupit refuzoi të kontribuonte, Qeveria pranoi të gjithë barrën dhe ofroi furnizim të pandërprerë me ngrohje.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se komunat dhe Qeveria duhet të jenë të përgjegjshme si në uljen e shpenzimeve aktuale ashtu edhe në rritjen e shpenzimeve për përballimin e krizës energjetike. Së pari, komunat duhet të miratojnë plane që përmbajnë dhe planifikojnë menaxhimin e krizës energjetike, ndërsa parashikojnë reduktimin e artikujve që nuk janë të nevojshëm në këtë periudhë.
Gjithashtu, kryeministri Kovaçevski theksoi se nëse komunat e rrisin punën e tyre operative, veçanërisht në fushën e mbledhjes së tatimeve, që është përgjegjësi e vetme e komunave (aktualisht vetëm 47 për qind e taksave mblidhen si të hyra burimore të komunave), atëherë Qeveria do të jetë absolutisht e interesuar të ndihmojë.
Për të mos ndjerë goditjen e çmimeve, shteti tashmë po subvencionon energjinë elektrike për të gjithë qytetarët që jetojnë në të gjitha komunat e vendit. Të gjitha palët duhet të japin kontributin e tyre në përballjen me krizën”, përfundoi në një deklaratë kryeministri Kovaçevski.