Avancimi i praktikave gjithëpërfshirëse me qëllim ndërtimin e modelit të qëndrueshëm dhe efikas të arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta është qëllimi i takimit të Spase Dodevskit, këshilltar i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për mbrojtje shëndetësore, arsim, mbrojtje sociale për personat me nevoja të veçanta dhe kryesues me Trupin nacional koordinues për zbatimin e Konventës të së drejtave të personave me nevoja të veçanta, me profesorë nga Instituti për të Drejtat e Personave me Aftësi të Veçanta, me profesorë nga Instituti për Edukim Special dhe Rehabilitim pranë Fakultetit Filozofik – Shkup.
Në takimin e punës u bisedua për mundësitë e avancimit të praktikave gjithëpërfshirëse në arsimimin e personave me nevoja të veçanta me praktikat gjithëpërfshirëse në rekomandimet dhe përpjekjet kyçe të Institutit për Edukim Special dhe Rehabilitim pranë Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, i cili ka si prioritet krijimin e kuadrove cilësore që do ta ndjekin këtë proces.
Në takim u bisedua për përvojat e deritanishme dhe sfidat gjatë implementimit të gjithëpërfshirjes në arsim dhe bashkërisht u përcaktua se duhet të punohet në përmirësimin e kapaciteteve të qendrave burimore të cilat në vete do të përfshinin edhe komponentë arsimore. Gjithashtu u theksua edhe rëndësia e procesit të intervenimit të hershëm që duhet të qaset nga mosha më e re e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për shkëmbim të mëtejshëm të njohurive dhe intensifikimin e këtyre takimeve me qëllim të përmirësimit të praktikave gjithëpërfshirëse për ndërtimin e një modeli arsimor gjithëpërfshirës të qëndrueshëm dhe efektiv.