Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot e priti ambasadoren e Republikës së Ukrainës në vend Natalija Zadorozhnjuk.
Ambasadorja Zadorozhnjuk në takim e shprehu falënderimin e Qeverisë në Ukrainë për pozitën dhe mbështetjen e qartë dhe të vendosur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe si jashtëzakonisht të rëndësishme e vlerësoi përfshirjen e Maqedonisë së Veirut ndaj sanksioneve të BE-së për Rusinë.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në bisedë theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e dënon aktin e agresionit të hapur luftarak nga ana e Rusisë mbi Ukrainën, dhe theksoi se procedura e Federatës Ruse me sulm direkt ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës është shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.
Kovaçevski potencoi se Maqedonia e Veriut e mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në kufijtë e pranuar ndërkombëtar, dhe se, sikur edhe aleatet tjera të NATO-s e vlerëson agresonin mbi Ukrainën si kërcënim për paqen në Evropë dhe në botë.