Kreu shtetëror e shënoi përvjetorin e vdekjes së ish-presidentit Boris Trajkovski

Një delegacion i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përfaqësuar nga Sllavica Grkovska, zëvendëskryeministre për qeverisje të mirë, deputeti i pavarur Zekir Ramçiloviq në emër të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Katerina Canevska, si përfaqësuese e Kabinetit të Presidentit të Republika e Maqedonisë së Veriut, vendosën  kurora me lule të freskëta në memorialin e rrëzimit të avionit pranë Rotimlje, afër Mostarit në Bosnje dhe Hercegovinë, ku humbën jetën ish-presidenti Boris Trajkovski dhe anëtarët e kabinetit të tij që e shoqëronin në udhëtim, si dhe ekuipazhi i aeroplanit.

Në shënimin e 18-vjetorit të ngjarjes tragjike të vdekjes së presidentit Boris Trajkovski, në memorialin e aksidentit me një ceremoni të përshtatshme shtetërore dhe ushtarake, lule të freskëta u vendosën nga një delegacion i Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në kuadër të aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për shënimin e 18 vjetorit të rrëzimit të avionit në të cilin humbi jetën ish-presidenti Boris Trajkovski, lule të freskëta në varrin e ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Boris Trajkovski në Butel të Shkupit, delegacioni qeveritar përbëhej nga Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Vladimir Rendevski, zëvendësministri i Shëndetësisë dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska dhe sekretari shtetëror për vetëqeverisje lokale Kiril Partalov vendosën lule të freskëta te monumenti i ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Boris Trajkovski në Strumicë.

Tetëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së presidentit Trajkovski, ai mbetet për tu përkujtuar për përkushtimin dhe vlerat e tij për paqe, unitet, integritet, për vendin tonë si komunitet multikulturor dhe si anëtar i BE-së dhe NATO-s.