Kryeministri Kovaçevski: Institucionet qeveritare duhet t’i ulin shpenzimet joproduktive

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, në intervistën për TV 24 Vesti, tha se strategjia për tejkalimin e krizës serioze ekonomike globale, e rënduar edhe më shumë me luftën në Ukrainë, është pjesë përbërëse e 26 masave dhe rekomandimeve të miratuara nga Qeveria, të cilat plotësisht janë të drejtuara në shfrytëzimin e të gjitha burimeve për mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë në një kohë krize.

 

“Me këtë pako të masave aktive, në vlerë prej 400 milionë euro, parandalojmë rritjen e  madhe të çmimeve, si të produkteve ushqimore bazë ashtu edhe të energjensave”, tha Kryeministri Kovaçevski për TV 24 Vesti, dhe theksoi se Qeveria në mënyrë të përgjegjshme zgjidhi problemet dhe në komunikim efektiv mes dikastereve qeveritare i miratoi të gjitha vendimet.

 Siç premtuam, ashtu edhe bëmë, tha Kryeministri Kovaçevski, e rritëm pagën minimale dhe arritëm një  rritje historike të pensioneve.

 “Me ndryshimin e metodologjisë tani kemi  rritje të pensioneve që do të bëhet dy herë në vit, me përfshirjen e 50% të shpenzimeve të jetesës dhe 50% të rritjes së pagës mesatare dhe do të jetë zgjidhje e përhershme pa afate të kufizuara, pasi që është  pjesë e një zgjidhjeje ligjore të dorëzuar në Kuvend. Me masën intervenuese tre herë me nga 1.000 denarë ndihmë financiare u dalim në përkrahje pensionistëve si më të ekspozuar në krizën energjetike”, tha Kryeministri Kovaçevski.

 Ai shtoi se një nga rekomandimet për ministritë dhe institucionet në vend është që shpenzimet të racionalizohen në nivel maksimal.

Ai shtoi se një nga rekomandimet për ministritë dhe institucionet në vend është në  nivelin maksimal që të racionalizojnë shpenzimet. Kjo do të thotë që gjithçka që nuk është e nevojshme në kohë krize nuk duhet të furnizohet  ose të shpenzohet fare. Kjo nuk ka të bëj me përdorimin e automjeteve zyrtare, por edhe për shpenzimet e ekipit, udhëtimeve zyrtare e të tjerë. Ministritë duhet të dalin me plan për uljen e shpenzimeve në dikasteret  e tyre”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në  intervistën për TV 24 Vesti.