Kovaçevski: Reparti i rinovuar i Onkologjisë është për fitore të reja të fëmijëve heronj në luftën kundër kancerit

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 Prillit, Kryetari i  Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë dhe  ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali, vizituan Repartin e rinovuar tërësisht  të Onkologjisë në Klinikën Universitare të ISHP-së për sëmundje të fëmijëve, në kuadër të Kompleksit Klinik “Nënë Tereza”.

"Ky kapacitet i modernizuar do të thotë shërbim më i mirë për pacientët, punonjësit e kënaqur shëndetësorë dhe akoma më shumë fëmijët e shëruar. Ky Repart  i Onkologjisë është një shpresë e madhe për fitore për të gjithë fëmijët heronj, të cilët përballen me sëmundje tinzare malinje. Qëllimi është që të vazhdojmë të jemi pjesë e trendit që tregon se kanceri mund të mposhtet, përmes zbulimit të hershëm, reagimit në kohë dhe trajtimit të adekuat”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Sipas pajisjeve dhe kapaciteteve të repartit, ky Repart është i vetmi i këtij lloji në vend, me qëllim që të shndërrohet në Qendër Rajonale për shërimin e fëmijëve me kancer, ku do të  shërohen fëmijët nga vendi, Kosova dhe Serbia.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi kompaninë SHA "Makstil" e cila me një donacion prej 250 mijë euro tregoi përgjegjësi shoqërore dhe lojalitet ndaj komunitetit.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se në prioritetet kryesore të Qeverisë janë modernizimi dhe përmirësimi i kushteve në sistemin shëndetësor, gjë që për çdo qytetar sigurohen qasje të barabartë në shërbime cilësore shëndetësore. Qëllimi përfundimtar është zhdukja e sëmundjeve të ndryshme dhe zvogëlimi i morbiditetit dhe mortalitetit, si dhe marrja e masave dhe aktiviteteve për parandalim.

"Gëzuar Ditën Botërore të Shëndetësisë!" Urime të gjithë atyre që janë të përfshirë në ngritjen e vetëdijes, se më e rëndësishmja është që vazhdimisht të ndërtojmë dhe përmirësojmë cilësinë e jetës sonë dhe të fëmijëve tanë”, tha Kryeministri Kovaçevski.