Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mbajti fjalim në ngjarjen qendrore me rastin e 30 vjet Drejtori Doganore dhe Dita e Doganës.
Në ngjarje ku morën pjesë dhe mbajtën fjalim edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, drejtoresha e Drejtorisë Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavica Kutirov, sekretari i përgjithshëm i organizatës Kunio Mikurija, si dhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Dogana dhe tatim të Komisionit Evropian, Tomas Gerasimov, Kryeministri Kovaçevski theksoi se Drejtoria Doganore dy vitet e fundit në periudhën e krizës globale shkaktuar nga pandemia me KOVID-19, si dhe në kushte të krizës ekonomike shkaktuar nga lufta në Ukrainë, tregoi aftësinë për t'u përshtatur shpejt dhe për të vepruar në mënyrë proaktive në rrethanat e reja, duke u konfirmuar kështu si një institucion vital me rëndësi të veçantë për ekonominë dhe shoqërinë.
Në vazhdim të kësaj kumtese, ju përcjellim fjalimin e plotë të Kryeministrit Kovaçevski:
“Në ditën e sotme, 14 Prill, që është Dita e Doganave, shënojmë 30 vjet nga ekzistenca e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Drejtoria Doganore dhe punonjësit doganor janë një nga kontaktet e para me vendin tonë dhe prandaj janë vendosur norma për punë profesionale doganore dhe i njohim si parakusht për avancimin e tregtisë ndërkombëtare të vendit tonë.
Drejtoria doganore dhe dogana, së bashku me agjencitë e tjera kufitare, kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në lehtësimin e tregtisë dhe udhëtimit dhe këtë duhet ta sigurojnë përmes procedurave kufitare të thjeshtuara, standardizuara dhe të harmonizuara.
Gjatë dy viteve të fundit, gjatë krizës globale të shkaktuar nga pandemia KOVID-19, Drejtoria Doganore siguroi qarkullim të qetë ndërkufitar të mallrave dhe në këtë mënyrë demonstroi aftësinë për t'u përshtatur shpejt dhe për të vepruar në mënyrë proaktive në rrethanat e reja.
Kjo konfirmohet në kushtet e krizës ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, ku puna e Drejtorisë Doganore ka rëndësi vitale për ekonominë dhe shoqërinë.
Drejtoria Doganore tashmë ka pranuar udhëzimet për përkrahjen e bashkëpunimit rajonal, të cilat janë të vendosura lartë në agjendën e Qeverisë. Me qëllim të lehtësimit të mëtejshëm të tregtisë, përmes iniciativës “Ballkani i Hapur” u realizuan aktivitete që kontribuan në përshpejtimin e mëtejshëm të qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve.
Kontrollet e përbashkëta me Serbinë në pikën kufitare Tabanoc tashmë po funksionojnë me sukses dhe është nënshkruar Marrëveshja për zbatimin e konceptit One Stop Shop me Shqipërinë. Është nënshkruar Marrëveshja dhe Protokolli i Zbatimit për rregullimin e përbashkët kufitar të trafikut hekurudhor me Kosovën në pikën kufitare Bllacë.
Republika e Maqedonisë së Veriut dhe rajoni shënojnë rritje të madhe të numrit të udhëtarëve dhe vëllimit të mallrave në kushtet kur teknologjia ndryshon mjedisin ekonomik ku funksionon Drejtoria doganore.
Koncepti i operacioneve doganore të modernizuara (Smart Borders) thekson rolin e Doganës si një nga mbështetësit kryesorë të Agjendës së Kombeve të Bashkuara 2030 për zhvillim të qëndrueshëm. Duke krijuar kushte të drejta për të gjithë pjesëmarrësit në procedurën doganore, përmes procedurave të thjeshtuara, të standardizuara dhe të harmonizuara, duhet të sigurohet dorëzimi në kohë i të gjitha lëndëve të para për industrinë dhe të hapen mundësitë për qasje në tregje të reja.
Zgjidhjet tashmë janë të përcaktuara në Strategjinë Zhvillimore dhe Planin e Veprimit të Drejtorisë doganore për periudhën 2022 - 2024, ku janë përcaktuar projekte dhe aktivitete të shumta për modernizimin dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të Doganës.
Në pjesën e Programit është veçanërisht e rëndësishme pjesa për e-Doganat, e cila përcakton projektet për zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të reja informatike-kompjuterike për lidhje me sistemet e Bashkimit Evropian, siç është Projekti për atë të ri Nacional- sistem me një sportel.
Digjitalizimi si proces në Drejtorinë doganore është pjesë e transformimit digjital të shoqërisë me të cilin avancojmë efikasitetin, por edhe rrisim besimin e qytetarëve dhe sektorit të biznesit tek institucionet. Është mjeti kryesor i funksionimit të mirë dhe transparent.
Në këtë drejtim, dëshiroj të përmend se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë dhe promovojë të gjitha instrumentet, iniciativat dhe mjetet e duhura për mbështetjen e Drejtorisë doganore, të cilat përmes digjitalizimit, automatizimit, shkresave dhe ngritjes së kapaciteteve do të sigurojnë efikasitet dhe funksionim transparent dhe të përgjegjshëm. Rikthimi i besimit të qytetarëve tek institucionet është prioritet i kësaj Qeverie dhe përmes këtyre përpjekjeve për digjitalizim dhe rritje të efikasitetit, jam i bindur se do t'i arrijmë qëllimet tona të përbashkëta.
Urime festa doganore!“