MASH: Kabinetet e reja të shkencave natyrore modernizojnë mësimin në shkollat fillore, investojmë në sistemin arsimor konkurrues

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të pajis shkollat ​​dhe të investojë në mënyrë aktive në arsim me qëllim për të ngritur cilësinë e sistemit arsimor kombëtar. Është në proces pajisja e 265 kabineteve të shkencave natyrore për shkollat ​​në vend, me çka ata do të fitojnë kabinete moderne për fizikë, kimi, biologji dhe gjeografi.

Koncepti i ri i arsimit fillor parashikon që në studimin e shkencave natyrore nxënësit jo vetëm të njihen me fakte, koncepte dhe teori, por edhe të zhvillojnë në mënyrë të njejtë aftësitë kërkimore. Programet e reja mësimore parashikojnë kontrollimin e njohurive praktike dhe kryerjen e eksperimenteve, përdorimin e materialeve laboratorike dhe kryerjen e matjeve, të gjitha këto të mundësuar nga modernizimi ekzistues dhe investimi në kabinete të reja të shkencave natyrore.

Është veçanërisht e rëndësishme që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të sigurojë kushte për të mësuar përmes kërkimit, për të mundësuar zhvillimin e kureshtjes, sistematicitetit dhe inovacionit tek nxënësit, qysh në moshë të re, si çelës për zhvillimin e mendimit kërkimor shkencor.Në afat të mesëm, investimet në arsim do të përmirësojnë aftësinë dhe gatishmërinë e nxënësve në shkencat natyrore dhe rezultatet do të jenë të dukshme në testet ndërkombëtare ku matet shkrim-leximi në shkencat natyrore dhe zbatimi i asaj që është mësuar në situata të jetës reale.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës merr mbështetje të madhe për pajisjen e kabineteve shkollore nga Banka Botërore, në kuadër të Projektit për Përparimin e Arsimit Fillor. Sigurimi i më shumë investimeve në kushtet e shkollës është një nga kushtet bazë për ngritjen e konkurrencës së sistemit arsimor.