Kovaçevski: Me të rinjtë krijojmë politika për zhvillimin e vendit

Kryetari  i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ua dorëzoi Qeverinë të rinjve me pjesëmarrje në aktivitetin final “Të rinjtë marrin përsipër Qeverinë”, pjesë e konferencës rajonale rinore #ThinkForëard: Youth Action TANI!, organizuar nga Delegacioni i BE-së në kuadër të Vitit Evropian të Rinisë.

Ngjarjen  në të cilin folësit e rinj prezantuan qëndrimet e tyre për disa tema kyçe e me fjalim përshëndetës e hapi ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Ger.

Para Kryeministrit Kovaçevski dhe anëtarët e Qeverisë  për temën e bashkëpunimit dhe pajtimit rajonal,  foli Blendi Hodai për temën e bashkëpunimit dhe pajtimit rajonal, Mimoza Serafimovska foli për shëndetin mendor të të rinjve dhe Marija Burgieva për ndryshimet klimatike dhe përgjigjen e gjelbër të BE-së. Ata theksuan nevojën për të dëgjuar zërin e tyre dhe nevojën për të qenë më të integruar në vendimmarrje në institucione.

 “Gjithashtu jam i kënaqur që mund të dëgjoj të gjitha opinionet për tema jashtëzakonisht të rëndësishme, të cilat prekin jo vetëm të rinjtë, por edhe të rriturit, si dhe brezat e ardhshëm. Më vjen mirë që pajtohemi me tezën se liderët e vërtetë nuk marrin vendime që ndikojnë në rezultatin e tyre në zgjedhjet e ardhshme, por vendime që ndikojnë në të ardhmen më të mirë të gjeneratave të ardhshme”, tha Kovaçevski.

Ai shprehu respektin për kontributin e të gjithë të rinjve, duke përmendur guximin e tyre, inovacionin, idetë e freskëta sipërmarrëse, përmes të cilave arritën të fusin në vendin tonë industri të reja që ndikuan në rritjen ekonomike.

Kryeministri Kovaçevski vuri në dukje aspektet pozitive të bashkëpunimit të të rinjve me bashkëmoshatarët e tyre nga rajoni, duke theksuar mundësitë e shkëlqyera që dalin nga aktivitetet e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, si dhe mundësitë që ofron Ballkani i Hapur  për Integrim Rajonal që është e nevojshme për të rritur tregtinë, shkëmbimin e njohurive dhe arsimin.

Në diskutimin ku morën pjesë Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Jovanka Trencevska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Naser Nuredini, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Vladimir Rendevski, zëvendësministër i Shëndetësisë, Lulzim Aliu, zv. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Marjan Zabrcanec, Koordinator Nacional për Ballkan të Hapur dhe Nisma Rajonale dhe Robert Alagjozovski për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërresor, u vlerësua bashkërisht se ky aktivitet synon të lehtësojë diskutimin e drejtpërdrejtë ndërmjet të rinjve dhe qeverive, përfaqësuesve dhe se dyert e institucioneve do të jenë gjithmonë të hapura për ta për iniciativat e tyre për të krijuar politika të mira dhe cilësore për të rinjtë.