Kovaçevski: Vazhdojmë të subvencionojmë 80% të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë deri në fund të vitit

 

Në pyetjen kur mund të pritet  një pako e re e masave për qytetarët dhe kompanitë, gjatë vizitës së kompanisë “MAK TAB” në Probishtip, Kryeministri Kovaçevski, theksoi se Qeveria reagoi menjëherë në fillimin e krizës energjetike, kur uli TVSH-në e energjisë elektrike dhe subvencionoi 80% të faturave të qytetarëve, sepse 80% e çmimit të energjisë elektrike është e subvencionuar nga shteti dhe theksoi se këto masa vazhdojnë deri në fund të këtij viti.

Sa i përket ushqimit, siç nënvizoi ai,  në fillim u ngrinë çmimet e produkteve ushqimore ndërsa pastaj kur kjo masë zbrazi kapacitetet e saj, u kufizuan marzhet në shitje me pakicë dhe shumicë.

Në këtë moment, tha Kovaçevski, bëhet ridizajnim i një pjesë të masave dhe kur të bëhen të gjitha analizat, do të futet një grup i ri i masave.

“Nuk janë hequr të gjitha masat. Mbështetja që u jepet qytetarëve me të ardhura më të ulëta ka mbetur në fuqi, pason  harmonizimi  i pensioneve në shtator. Në pjesën më të madhe të sektorëve, në sektorin publik pagat janë në rritje. Gjithashtu, në pjesën e energjisë elektrike, masat mbeten deri në fund të vitit”, tha Kovaçevski.

Sa i përket rebalancit të ardhshëm të buxhetit që është paraparë dhe propozuar në Kuvend, tashmë janë parashikuar edhe 80 milionë euro të reja për masat kundër krizës.

“E dini që në paketën prej 400 milionë euro ka pasur një pjesë që i referohet kompanive, dhe atë më tepër masa për një fond garancie për marrjen e kredive, pastaj kredi me interesa të ulëta për ruajtjen e likuiditetit dhe kredi përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave komerciale me norma interesi të subvencionuara për transformim energjetik dhe zbatim të  burimeve të rinovueshme të energjisë në kompanitë. Një prej atyre kompanive është edhe ”MAKTAB”, e cila informoi se është në fazën përfundimtare të fillimit të ndërtimit të termocentralit 6 megavat, që do të furnizojë fabrikën me energji elektrike”, tha kryeministri.

Sa u përket çmimeve të produkteve në shitje me pakicë, Kovaçevski përkujtoi se tashmë  disa nga ministrat kanë informuar se nuk do të lejohet një pjesë e shpërndarësve të keqpërdorin pozicionin e rritjes së çmimeve të importit dhe të shtojnë marzhe më të mëdha.

“Inspektimet do të punojnë në terren dhe nuk do të ketë përzgjedhje në inspektime dhe zbatim të ligjit, praktikave të mira  të sjelljes në kushte të krizës më të madhe”, tha Kryeministri.