Kovaçevski: Falënderojmë Patriarkut Vartolomej i cili i dha fund një padrejtësie historike zgjidhja e së cilës është me interes të veçantë nacional

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe pjesëtarët e delegacionit qeveritar Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes dhe Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, sot morën pjesë në liturgji në Katedralen e Patriarkanës Ekumenike me të cilën ishin  Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë dhe të Justiniana I, kryetari i Kryepeshkopatës së Ohrit, z.z. Stefani dhe Shenjtëria e Tij Kryepeshkopi i Kostandinopojës, Roma e Re dhe Patriarku Ekumenik, Vartolomej, Patriarku i Patriarkanës Ekumenike.

Për delegacionin qeveritar pas liturgjisë u mbajt pritje dhe Kryeministri Kovaçevski pati një takim tet-a-tet me Shenjtërinë e tij Kryepeshkopin e Kostandinopojës, Romën e Re dhe Patriarkun Ekumenik, Vartolomej, Patriarkun e Patriarkanës Ekumenike.

Me këtë rast, Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen e tij ndaj Shenjtërisë së Tij Patriarkut Vartolomej për vendimin e tij të guximshëm për të pranuar hierarkinë e Kryepeshkopatës së Ohrit në unitet kanonik me komunitetin ortodoks, gjë që u përkrah menjëherë nga Patriarku dhe Akti Sinodal.

Kovaçevski theksoi në takim se veprimi i Patriarkut Vartolomej dhe i Patriarkanës Ekumenike është një ngjarje historike që më në fund korrigjon padrejtësinë e gjatë që i është bërë Kishës sonë, e bën kishën tonë realitet në komunitetin ortodoks.

Me këtë akt, u theksua në takimin e Kryeministrit Kovaçevski me Patriarkun Vartolomej, Patriarkana Ekumenike i dha fund izolimit gati shtatëdhjetëvjeçar të Kryepeshkopatës së restauruar të Ohrit, si interesi nacional i popullit në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Kovaçevski e uroi Patriarkun Vartolomej për 30-vjetorin e kryerjes së detyrës së shenjtë të Patriarkut Ekumenik dhe 60 vjetorin e meshtarisë, si dhe e përgëzoi për angazhimin e tij për zgjidhjen e çështjeve kishtare në emër të unitetit të bashkësisë ortodokse.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i dërgoi ftesë Shenjtërisë së Tij Patriarkut Vartolomej që të vizitojë vendin tonë.