Kryeministri Kovaçevski mori pjesë në Liturgjinë e Shenjtë Patriarkale dhe Sinodale ku lexoi në gjuhën maqedonase Simbolin e besimit dhe lutjen "Ati ynë"

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në Katedralen “Shën Gjergji Fitimtar” në Selinë e Patriarkanës Ekumenike në Stamboll, mori pjesë në liturgjinë që bashkërisht u udhëhoq nga kreu i Kryepeshkopatës së Ohrit, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniana Prima z.z. Stefani dhe Shenjtëria e Tij Kryepeshkopi i Kostandinopojës, Romës së Re dhe Patriarku Ekumenik Vartolomej, Patriarku i Patriarkanës Ekumenike.

Ky shërbim i përbashkët, si një nga aktet që konfirmon pranimin e Kryepeshkopatës së Ohrit në unitet liturgjik me të gjitha kishat ortodokse, konfirmon vendimin e Patriarkut Ekumenik dhe Sinodit të Shenjtë Patriarkal të Patriarkanës Ekumenike nga 9 maji për heqjen e përçarjes dhe për vendosjen e statusit kanonik të Kryepeshkopatës së Ohrit.

Gjatë liturgjisë, Kryeministri Kovaçevski kishte nderin të lexojë Simbolin e besimit dhe lutjes “Ati ynë” në gjuhën maqedonase, të cilat janë pjesë përbërëse e adhurimit në kishat ortodokse.

Patriarku Ekumenik Bartolomeu në predikimin që mbajti në fund të Liturgjisë Sinodalale dhe Patriarkale, iu drejtua qytetarëve të vendit tonë dhe delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski, dhe theksoi përmasat e dhurata popullin besnik në festën Rrëshajët me të cilën kisha në vendin tonë bëhet e barabartë me të gjitha të tjerat në botën ortodokse.

Në liturgjinë e sotme të përbashkët i ka paraprirë dorëzimi i Aktit Patriarkal dhe Sinodal për pranimin e Kryepeshkopatës së Ohrit në adhurim dhe unitet kanonik me kishat e tjera ortodokse.

Vendimi i Patriarkut Vartolomej dhe i Patriarkanës Ekumenike është një ngjarje historike që përfundimisht i dha fund izolimit gati shtatëdhjetëvjeçar të Kryepeshkopatës së Ohrit të restauruar.