Kovaçevski: Mbështetja e Gjermanisë është e fortë dhe e përhershme dhe bazohet në vlera të përbashkëta evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij të konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin Sholc, si pjesë e vizitës së tij zyrtare në vendin tonë, theksoi se kjo vizitë e dytë për një kohë të  shkurtër e një kancelari gjerman në vendin tonë dëshmon për marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.

Këtë vit, përkujtoi Kryeministri Kovaçevski, shënojmë 29 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona, të cilat karakterizohen me dialog intensiv politik dhe dinamikë të theksuar të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe se mbështetjen që marrim nga Republika Federale e Gjermanisë. është e fortë, e përhershme dhe e qartë.

“Kjo mbështetje për ne, për Maqedoninë e Veriut, është inkurajim i madh për aspiratat tona për të ndërtuar një shoqëri të prosperuar  që  bazohet në vlerat evropiane, si partner i barabartë i Republikës Federale të Gjermanisë dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së”, tha Kryeministri Kovaçevski në konferencën për shtyp.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo vizitë është edhe me e vlefshme edhe për shkak të kohës në të cilin  zhvillohet, kur në prag të Samitit të qershorit të shefave dhe qeverive  të BE-së,  presim hapin e merituar që do të zhbllokojë procesin e fillimit të negociatave të vendit tonë.

“Vizita e kancelarit Sholc pikërisht në prag të atij Samiti është shenjë e fortë e mbështetjes për kriteret e përmbushura të Maqedonisë së Veriut për fillim të pakushtëzuar të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë rast, një nga qëllimet e përbashkëta të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë është që vendi ynë të jetë anëtar i BE-së”, tha Kovaçevski në fjalimin e tij para gazetarëve të vendit dhe të huaj.

“Në marrëdhëniet e përgjithshme me Republikën Federale të Gjermanisë një vend të veçantë dhe të rëndësishëm ka bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve”, tha Kovaçevski, dhe theksoi faktin se Republika Federale e Gjermanisë u vendos dhe ruajti vendin e parë në shkëmbimin  tregtar me vendin tonë  me vlerë 4.2 miliardë euro.

“Më tepër se 45% e  eksportit të përgjithshëm  nga Maqedonia e Veriut përfundon në Gjermani, dhe rreth 200 kompani nga Gjermania janë partnerë të kompanive maqedonase dhe kanë hapur 20 mijë vende pune në vendin tonë”, tha Kovaçevski, dhe shtoi se nga ky takim me kancelarin Sholc u dërgojmë mesazhe inkurajuese kompanive gjermane që të vazhdojnë të zgjerojnë bizneset e tyre si mbështetje e fortë e partneritetit tonë politik, investimit tonë të përbashkët në të ardhmen në të cilin e shohim Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së.