Kryeministri Dimitar Kovaçevski, prej dje deri më 17 qershor të vitit 2022 merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog në Ohër.
Në Forum, Kryeministri Kovaçevski do të mbajë një sërë takimesh mes të cilave edhe me përfaqësuesit special nga rajoni, nga SHBA-të Gabriel Eskobar, nga BE-ja Miroslav Lajçak, me Rozmari Di Karlo, ndihmëssekretarja e përgjithshme e OKB-së për çështje politike.
Kryeministri Kovaçevski si folës kryesor do të hap seancën me temë “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”, më 17 qershor të vitit 2022, në orën 09:30.
Fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski mund ta ndiqni në këtë link.
Në panel sesionin është paraparë edhe pjesëmarrje e kryeministrave të Serbisë, Ana Bërnabiq, i Kosovës Albin Kurti, Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Mateo Bonomi, ekspert për ekonomi nga Instituti Ndërkombëtar në Romë.
Në Forum i cili mbahet prej më 16 deri më 18 qershor të vitit 2022 pritet prezenca e më shumë presidentëve, kryeministrave, shefave të diplomacive, si dhe përfaqësues të think-tenk organizatave që do të diskutojnë për ardhmërinë e Ballkanit Perëndimor.