Kovaçevski: Lojërat shkollore sportive ballkanike janë shembull për lidhshmërinë dhe bashkimin tonë të fuqishëm rajonal

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mori pjesë dhe mbajti fjalim në përfundimin zyrtar të Lojërave të Hapura Shkollore Ballkanike në Ohër. Në mbylljen e lojërave të cilat u mbajtën gjatë katër ditëve të kaluara u ndanë mirënjohje për shtatë vendet pjesëmarrëse nga Ballkani me rreth 450 nxënës. Kryeministri Kovaçevski pjesëmarrësve u dëshiroi të respektohen dhe ndihmohen mes vete, siç u ndihmuan mes vete kryeministrat dhe presidentët e vendeve ballkanike dhe nuk lejuan në ditët e krizës gjatë dimrit të mbetemi pa ushqim dhe energjensë.


Në vazhdim fjalimin e tërësishëm të Kryeministrit Kovaçevski:

“Javën e kaluar u mbajt Samiti i Ballkanit të Hapur ku së bashku me kolegët e mi nga vendet e Ballkanit Perëndimor biseduam dhe u dakorduam për bashkëpunim konkret dhe hapje të mundësive të reja për lidhshmëri rajonale në të gjitha sferat.

Këto lojëra të hapura shkollore sportive ballkanike, ku sot të gjithë ne jemi të pranishëm, dhe në të cilat marrin pjesë rreth 450 nxënës-garues nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, flasin se lidhshmëria jonë është reale.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, është plotësisht e përkushtuar në krijimin e programeve për rritje të përfshirjes së të rinjve dhe qytetarëve në aktivitete sportive-rekreative.

 
Më lejoni të shpreh kënaqësinë time për këtë ngjarje ku shumë të rinj në 4 ditët e fundit janë bashkuar dhe së bashku, gëzohen për rezultatet personale, por edhe të arritura të miqve të tyre, jo vetëm të tyre, por edhe të vendeve të tjera që janë prezent këtu.

Ballkani si një, luan hendboll, basketboll 3 me 3, futsal, volejboll në rërë, pingpong, atletikë dhe shah, ndërsa aleancat e shkollave në Ballkan dëshmojnë se sporti bashkon.
 
Diplomacia sportive na ndërlidh rajonalisht dhe na siguron përforcimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet vendeve, hap mundësi për afirmim, bashkëpunim, bashkim dhe shkëmbim përvojash. 

Nxënësve garues ju uroj suksese sportive individuale në të ardhmen, por edhe uroj që miqësitë dhe shoqëritë e tyre të zgjasin”, tha Kryeministri Kovaçevski.