Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sonte mori pjesë në hapjen e edicionit të dytë të Forumit për Dialog të Prespës, i cili sot dhe nesër mbahet në Ohër. Kryeministri Kovaçevski ua përcolli fjalimin e Preside

Kryetari   i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sonte mori pjesë në hapjen e edicionit të dytë të Forumit për Dialog të Prespës, i cili sot dhe nesër mbahet në Ohër.

 

Kryeministri Kovaçevski ua përcolli fjalimin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski  para mysafirëve të forumit, kryetarëve aktivë dhe ish-krerëve të shteteve dhe qeverive, ministrave dhe anëtarëve të qeverive nga Evropa, SHBA, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. si OKB-ja, OSBE-ja dhe të tjerët, si dhe përfaqësues të organizatave qytetare dhe tink-tenk nga vendi dhe nga jashtë

Kryetari i Qeverisë në kuadër të agjendës së tij në Forumin e Dialogut të Prespës , u takua sot me Presidentin e Këshillit Evropian Sharles Mishel dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.

 

Kryeministri Kovaçevski si folës kryesor nesër, më 17 qershor 2022, do të hapë seancën me temë “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”, e cila është planifikuar të fillojë në ora 9:30.

Fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski mund ta ndiqni në këtë link:

Gjatë ditës së nesërme gjatë Forumit të Dialogut të Presës, Kryeministri Kovaçevski ka paraparë që të ketë takime dypalëshe me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit të Sheteve të Bashkuara të Amerikës,për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me nënsekretarën e Përgjithshme të OKB-së, për cështje politike dhe operacionet paqësore Rosemary DiCarlo, ministri e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë dhe kryesues i OSBE-së Zbignieë Rau Kosova, me Sekretarin e Shtetit për Marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë (Vatikan), Paul Richard Gallagher dhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.