Kovaçevski-Di Karlo: Maqedonia e Veriut dhe OKB-ja janë partner në ballafaqimin me sfidat globale

Kryetari i Qeverisë së i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të agjendës së tij gjatë Forumit të Dialogut të Prespës në Ohër, sot priti në takim nënsekretaren e përgjithshme të Organizatës të Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike dhe Operacione Paqësore, Rozmari Di Karlo.

Në takimin ku mori pjesë edhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në vendin tonë Rosana Duxhak,  Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e saj në Forumin e Dialogut të Prespës, i cili përkon me katër vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në të cilën nënsekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Di Karlo mori pjesë personalisht dhe që OKB-ja e vlerësoi si një fitore të diplomacisë.

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski  gjatë bisedës me Rozmari Di Karlo,  rikonfirmoi përkushtimin e fortë të Maqedonisë së Veriut për kontributin e saj në multilateralizmin efektiv dhe në forcimin e rolit të Kombeve të Bashkuara në ballafaqimin e sfidave globale siç është  agresioni rus kundër Ukrainës ose ballafaqimi me pandeminë me Kovid-19.

Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut mbështet plotësisht vizionin e qasjes së OKB-së për parandalimin e rreziqeve për njerëzimin siç janë ndryshimet klimatike, migracioni, pasiguria ushqimore, kibernetike dhe kërcënime të tjera.

Kryeministri Kovaçevski në takimin me nënsekretaren e përgjithshme të OKB-së për çështje politike dhe operacione paqësore , Rozmari Di Karlo konfirmoi interesimin e Maqedonisë së Veriut për të rritur pjesëmarrjen e saj në operacionet paqeruajtëse të OKB-së dhe theksoi se në bashkëpunim me OKB-në dhe organizata të tjera humanitare ndërkombëtare, Qeveria është përfshirë në mënyrë aktive në pritjen dhe evakuimin e shtetasve afganë, nga të cilat 861, sa u pranuan gjithësejt, 198 janë të punësuar nga agjencitë e OKB-së dhe 70 prej tyre janë nisur tashmë për në destinacionet e tyre përfundimtare, së bashku me 400 të tjerët.

Dy bashkëbiseduesit në takim Kryeministri Kovaçevski dhe nënsekratarja e Përgjithshme e  OKB-së, Di Karlo, shprehën kënaqësinë e ndërsjellë për bashkëpunimin e përgjithshëm të shkëlqyer të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me Koordinatorin e Përhershëm të OKB-së dhe të gjithë ekipin e OKB-së të pranishëm në vend në fusha të ndryshme, si një kontribut në forcimin e kapaciteteve të vendit në sektorë kyç që lidhen me anëtarësimin e vendit në BE, siç janë reformat në fushën e qeverisjes së mirë, lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi dhe forcimi i kohezionit social.