Kryeminstri Kovaçevski do ta mirëpres Kryeministren e Finlandës Sana Marin në takim pune

Ju njoftojmë që më 20 qershor të vitit 2022 (e hënë), Kryetarja e Qeverisë së Republikës së Finlandës, Sana Marin, do të arrijë në vizitë njëditore në vendin tonë.

Kryeministren Marin dhe delegacionin e Qeverisë së Finlandës para qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i presë Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas agjendës së vizitës, pas pritjes, Kryeministri Kovaçevski dhe Kryeministrja Marin do të kenë takim tet-a-tet, pas së cilit do të vijojë takim dypalësh i pjesëtarëve të dy delegacioneve.

Vizita e Kryeministres Marin do të përfundojë me konferencë të përbashkët për shtyp me Kryetarin e Qeverisë Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.