Aliti-Bezhovska: Inovacionet teknologjike t`i përdorim në përmirësimin e shërbimeve

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), Admirim Aliti, sot ka pritur në një takim pune, Guvernatoren e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska-Bezhovska.

Aliti dhe Bezhovska biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit.

„Inovacionet të cilat i sjellin modelet e reja teknologjike e që lehtësojnë dhe ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve, mbeten një prej prioriteteve tona, prandaj edhe u pajtuam që është e rëndësishme të vëmë në përdorim të gjitha kapacitetet e mundshme për realizimin e qëllimeve”, u pajtuan bashkëbiseduesit.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që të thellojnë bashkëpunimin si dhe të vazhdojnë të takohen edhe në të ardhmen për hapa konkrete.