Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), Admirim Aliti, sot nënshkroi një marrëveshje me drejtoreshën e Këshillit Inspektues, Daniela Rendevska për dhënie në shfrytëzim pa kompensim të programit softuerik për automatizim të procedurës dhe punës inspektuese e cila përfshinë :
- dokumentacionin teknik për zgjidhjen e avancuar softuerike,
- përgatitjen teknike për zgjidhjen softuerike për lidhjen dhe shkëmbimin e të dhënave me institucionet tjera përmes platformës për interoporabilitet,
- kodin burimor për zgjidhjen softuerike,
- materiale trajnuese për shfrytëzues të zgjidhjes softuerike,
- materiale trajnuese për administratorë të zgjidhjes softuerike.
Në këtë mënyrë lehtësohen procedurat dhe puna e Këshillit Inspektues si dhe realizohet edhe njëra prej prioriteteve të Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës që ka të bëjë me proceset e digjitalizimit në institucionet shtetërore.