Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në seancën për pyetje të deputetëve i potencoi qëndrimet e qarta të shprehura në Bruksel, për përkushtimin strategjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj BE-së, me mbrojtjen e plotë të interesave nacionale të qytetarëve dhe shtetit.
“Për sa i përket diskutimit publik që u zhvillua në lidhje me disa projekt-ide që Presidenca e BE-së kishte për mundësinë e tejkalimit të dallimeve që Republika e Bullgarisë ka me ne, e thashë shumë qartë se për mua, për Presidentin, për partnerët e koalicionit dhe për qytetarët nuk janë të pranueshme idetë që nuk bëjnë mbrojtje të qartë të gjuhës maqedonase, identitetit maqedonas dhe të cilat në negociatat multilaterale me BE-në do të jenë ekskluzivisht për çështjet që janë të ndërlidhura me sistemin meritor, gjegjësisht të mos përfshihen çështjet bilaterale në një kornizë multilaterale. U tha shumë qartë dhe shumë qartë u përsërit.
E përsëris edhe një herë për të gjithë qytetarët e vendit se çështjet historike nuk mund dhe nuk duhet të jenë kriter për kornizën e negociatave dhe negociatat për Maqedoninë e Veriut me BE-në, apo me ndonjë organizatë tjetër. Së dyti, negociatat me BE-në duhet të fillojnë me mbajtjen e një konferencë ndërqeveritare, përpara se të nisin ndryshimet kushtetuese për të futur malazezët, kroatët, bullgarët dhe qytetarët që përcaktohen si të tillë, që e kërkojnë këtë, për t'u bërë pjesë e preambulës nga Kushtetuta. Dhe së treti, se si BE ashtu edhe Bullgaria do të japin garanci se nuk do të ketë kushtëzime të mëtejshme në lidhje me procesin e anëtarësimit tonë në BE.
Nëse këto arrihet mirëkuptim për këto qëndrime ne jemi të gatshëm të përfshihemi dhe t'i diskutojmë ato me të gjithë partnerët tanë të BE-së. Dua të ritheksoj gjithashtu se si çdo vend tjetër që beson në BE, ne duam dhe duhet të hyjmë me krenari me të gjitha dallimet tona, të cilat do të respektojnë të tjerët në raport me ne, ashtu siç i respektojmë ne të gjitha dallimet e të tjerëve dhe me gjithë respektin e tyre dhe dallimet gjuhësore dhe historike të tyre.Asgjë më shumë, asgjë më pak”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka harmonizuar 45 për qind të legjislacionit me legjislacionin evropian, se është shembull i bashkëjetesës në vend, siç është shembull i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal.
“Këtu do të doja të theksoja nismën e Ballkanit të Hapur, e cila nuk paraqet zëvendësim për anëtarësim në BE, por është një zbatim praktik i katër lirive: për lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve.
Është mirë që BE-ja e mbështet, është mirë që SHBA-të e mbështesin. Nuk ka më tensione me Ballkanin e Hapur, nuk flitet për të kaluarën, por vetëm për të ardhmen.
Ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe një vend që e ka përafruar plotësisht politikën e tij të jashtme me politikën e BE-së. “Ne jemi Evropa dhe vendi ynë është në Evropë dhe një ditë me krenari do të bëhemi anëtarë të BE-së me kokën lart”, porositi Kryeministri Kovaçevski në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.