Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve tha se Qeveria me mbështetje në kohë dhe masa e drejton energjinë në bujqësi dhe drejt prodhimit të ushqimit.
“Për këtë qëllim u miratua plani nacional për ushqim i cili përmban masa që mbështesin prodhime strategjike, gjegjësisht grur, misër, lulediell, mish. Fondi intervenues është 400 milionë denarë dhe është rritur për 500 milionë denarë shtesë dhe përveç mbulimit të subvencioneve për këto produkte strategjike, përfshin edhe rritje të subvencioneve në përputhje me rritjen e prodhimit. Subvencionim i çmimit të naftës, sepse kemi rritje të çmimit të derivateve të naftës dhe jo vetëm rritje të derivateve të naftës, por edhe çmimin më të lartë historik kundrejt dollarit në raport me euros, gjë që rrit më tej çmimin e naftës për vendet nuk kanë prodhim të naftës dhe këto praktikisht jemi të gjitha vendet e rajonit dhe shumica e vendeve evropiane”, tha Kovaçevski.
Kryeministri theksoi se me rebalancin e buxhetit janë siguruar mjetet e duhura për mbështetje në bujqësi dhe për pagesën në kohë të subvencioneve.
“Ajo që mund t'i siguroj të gjithë qytetarët, veçanërisht ata që merren me prodhimtari, është se subvencionet do të paguhen me kohë dhe do të paguhen në shuma që do të sigurojnë prodhim stabil të kulturave që na duhen ashtu siç na duhen në kushtet e kësaj krize të madhe. Me masa të synuara, Ministria e Ekonomisë arriti të parandalojë rritjen e çmimeve të ushqimeve që nga dita e parë dhe tashmë është në proces një ligj për mbrojtjen e konsumatorit, ata donin të përfitonin në kushtet e rritjes së inflacionit. DAP-i dhe ISHT-ja me të vërtetë kanë punuar në mënyrë jo selektive dhe në bazë të të gjitha kompetencave të tyre gjatë gjithë kohës që qytetarët të kenë trajtim të barabartë në kohë krize dhe të mos lejojnë askënd që në kurrizin e qytetarëve të bëjë përfitime shtesë”, tha Kovaçevski.
Kryeministri vuri në dukje se për rritjen e prodhimit vendas të produkteve strategjike bujqësore, janë shpallur oferta për ndarjen e tokës bujqësore dhe tashmë janë ndarë 5 mijë hektarë për prodhimin e misrit, grurit dhe kulturave të tjera strategjike. Po ashtu, është hapur tender për 4000 hektarë shtesë, i cili po ashtu është duke u zbatuar, si dhe janë paguar subvencione për kultivuesit e duhanit, 17 mijë prodhues të duhanit fatkeqësisht me vonesa për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të opozitës, e cila ka bllokuar ligjin për disa muaj.
Pasi që këto u miratuanj subvencionet për kultivuesit e duhanit janë paguar, ka ndryshuar edhe mënyra e pagesës së subvencioneve për prodhuesit e frutave, ku për herë të parë kemi pagesë para kohe të subvencioneve kur kanë më shumë nevojë dhe kjo mënyrë e do të propozohet dhe ndoshta do të harmonizohet pagesa, do të propozohet edhe për kulturat tjera”, tha Kovaçevski.