Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikoi propozimin e Presidencës franceze

Me qëllim të informimit transparent të publikut, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi në ueb faqen propozimin e Presidencës franceze në tërësi dhe mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:

https://vlada.mk/node/29432

Propozimi, i cili përfshin vërejtjet  e Qeverisë, nga sot është në dispozicion të publikut dhe është vënë në një konsultim të gjerë, i cili filloi sot në mëngjes me takimin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me anëtarë të koalicionit qeveritar.

Gjatë ditës dhe në ditët në vijim, Qeveria do të vazhdoj  të informojë në mënyrë transparente koalicionin qeveritar, të gjitha palët e përfshira dhe qytetarët për propozimin përmes debatit publik.