Prej nesër nën patronazhin e qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë, si pjesë e nismës “Ballkan i Hapur”, fillon Panairi i parë ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm “Vizioni i Verës në Ballkanin e Hapur”, i cili do të mbahet në Beograd.
Në Panair do të marrin pjesë më shumë se 330 ekspozues nga 22 vende, ndërsa Maqedonia e Veriut do ta përfaqësojë traditën e vet, zakonet, kuzhinën karakteristike, muzikën dhe folklorin, si dhe karakteristikat dhe vlerat e të gjitha komuniteteve të tjera që jetojnë në vend.
Gjithsej 42 kantina dhe 3 distileri, të cilat do të prezantojnë më shumë se 300 lloje të ndryshme të verërave dhe rakive të vendit, prodhues ushqimesh nga Maqedonia e Veriut. Këtë pjesë nga prezantimi e realizon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Në kuadër të Panairit “Vizioni i Verës në Ballkanin e Hapur” do të ketë degustime të verës, konkursin “Trofeu i verës i Ballkanit të Hapur” 2022. Panairi është një mundësi e shkëlqyer për të lidhur rrugët e verës në Ballkan dhe para mysafirëve dhe vizitorëve të lartë, si dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim, për të siguruar eksporte më të mëdha, blerje dhe plasmane të reja, të cilat do të reflektojnë pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Në Panairin për verë, ushqim dhe turizëm nën sloganin “Shijo jetën”, vendi ynë do të përfaqësohet me më shumë se dhjetë prodhues të ushqimit nga Maqedonia e Veriut që do t’i përfaqësojnë shijet autentike të kuzhinës maqedonase.
Oferta turistike e vendit tonë në Panairin e verës,ushqimit dhe turizmit do tëpërfaqësohet përmes Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit, do të fokusohet në eno-gastro-turizmin e vendit (turizmi i bazuar në verë dhe ushqim), parqet kombëtare, liqenet natyrore dhe artificiale, zonat e mbrojtura nga UNESKO, turizmin rural dhe turizmin e adrenalinës.
Si pjesë e aktiviteteve promovuese të produkteve maqedonase, verërave, ushqimeve dhe pasurive nacionale interesante për turistët, Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski do të jetë nikoqir në "Mbrëmjen maqedonase", ku do të marrin pjesë përfaqësues të komuniteteve të biznesit dhe qeverive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Panairin në Beograd.
Në kuadër të aktiviteteve në Beograd do të mbahet edhe samiti tradicional i liderëve të Ballkanit të Hapur i kryesuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.