Kryeministri Dimitar Kovaçevski në ditën e dytë nga Samiti i Ballkanit të Hapur në Beograd, bashkë me liderët nga rajoni dhe me ministrat për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarskin, të Drejtësisë Nikolla Tupançevski, zëvendësministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandar Bajdevski, drejtorët e ZZHTI-së Jovan Despotovski dhe të Agjencisë për Investime të Huaja Bekim Emini dhe me anëtarët e grupeve të punës nga të gjitha vendet, morën pjesë në takimin me Grupin Investues dhe Këshillin Atlantik.
Në takim u diskutua për masat që ndërmerren për rritjen e investimeve në rajon.
Për këtë qëllim është krijuar mjedisi rajonal investues i “Ballkanit të Hapur”, i mbështetur nga Këshilli Atlantik. Fokusi i bisedimeve ishte lidhja e infrastrukturës, zhvillimi i sipërmarrësish, si dhe zbatimi i agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se ajo që është me rëndësi është të zhvillohen mekanizmat për bashkëpunim dhe bashkërisht të punojmë në konkurrencën rajonale kundrejt konkurrencës rajonale.
Në këtë drejtim, Kryeministri Kovaçevski nënvizoi se vetëm me masa konkrete do të punojmë në përmirësimin dhe përforcimin e mjedisit të biznesit, jo vetëm për ekonomitë tona nacionale, por së bashku për të krijuar vlerë të lartë të shtuar për biznesin në një kontekst më të gjerë për vendet inicuese të Ballkanit të Hapur dhe të gjithë ata që duan t'i bashkohen kësaj nisme, në rrugën drejt BE-së.
Në takim, Kovaçevski theksoi se qëllimi ynë është që të shndërrohemi në shembull të një rajoni konkurrues që vazhdimisht do të rrisë pjesën e vet në ekonominë botërore dhe që do të jetë tërheqës për investitorët, edhe në kushtet e trazirave globale dhe krizës ekonomike në përmasa të mëdha.
Kryeministri Kovaçevski nënvizoi se për këtë qëllim nisma e Ballkanit të Hapur, si në “Procesin e Berlinit”, synon të krijojë politika të sinkronizuara për tërheqjen e investimeve dhe mbështetjen e kompanive.
Në takim u konstatua se investimet në infrastrukturë, si dhe momenti i afrimit të zinxhirëve të furnizimit të kompanive evropiane me kufijtë e Evropës, duhet të shfrytëzohen maksimalisht, sepse me investime të reja, zhvillim të sipërmarrësisë dhe inovacioneve, eksportet do të rriten, do të rriten vende të reja pune, si dhe ekonomia në tërësi.