Shaqiri: Përmirësohen dukshëm kushtet e mësimdhënies në shkollat e Strugës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bëj rikonstruimin edhe në shkollën fillore Vëllezërit Miladinov

Ndjehem i kënaqur me mënyrën se si funksionojnë shkollat në Strugë. E përshëndes punën e palodhshme të udhëheqësisë së shkollave dhe bashkëpunimin intensiv të tyre me vetëqeverisjen lokale, që kontribuoi në përmirësimin e dukshëm të kushteve të mësimdhënies dhe cilësisë të procesit edukativo-arsimor.

Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë vizitës së sotme në shkollat e mesme “Ibrahim Temo” dhe “Niko Nestor” ku siç tha, ka filluar me sukses viti shkollor 2022-2023, si në të gjitha shkollat e tjera të shtetit tonë.

Ministri theksoi se kushtet e infrastrukturës në shkollat e Strugës janë përgjithësisht të mira, me përjashtim të shkollës fillore “Vëllezërit Miladinov”, të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosi ta rikonstuojë plotësisht në periudhën e ardhëshme.

“Arsimi është investimi më i madh në të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve tanë, ndërsa investimet në infrastrukturën arsimore janë një nga tre kushtet bazë për realizimin e procesit edukativo-arsimor që i bën qytetarë të lirë, e përforcon ekonominë dhe e fuqizonë demokracinë. Me kënaqësi informoj se MASH do të ndajë gjithsej 33 milionë denarë në vitin 2022 dhe 2023 për rinkonstruimin e shkollës fillore të Strugës “Vëllezërit Miladinov”, me çka mësimdhënësit dhe nxënësit do të marrin shkollë të rikonstruktuar tërësisht ”, theksoi Shaqiri.

Informoi se projekti për këtë shkollë përfshin ndërtimin e fasadës terësisht të re të të gjithë objektit, rikonstruksionin e të gjitha hapsirave , ndërrimin e dritareve në një pjesë të objektit, vendosjen e dyerve të reja të brendshme dhe ndërtimin e dyshemeve të reja.