Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske lidhur me krizën botërore energjetike, theksoi se Qeveria ka plan shumë të qartë për ballafaqimin me krizën energjetike, ndërsa kjo është vendosje në funksion i të gjitha kapaciteteve prodhuese.
“Tashmë po punohet në aftësimin e bllokut tre në REK Bitola, më pas në funksion është vendosur TEC Osllome i cili shumë vite nuk punonte dhe është vendosur në funksion TEC Negotinë. Më saktë, mëngjesin e sotëm kaldaja e parë në funksion në TEC Negotinë dhe tashmë po prodhon energji elektrike me fuqi 60 megavat, deri në fund të ditës duhet të jetë deri në 80 megavat, dhe ekipe ekspertësh, përfshirë profesorë universitetarë, tashmë janë duke punuar për vënien në punë të kaldasë së dytë në TEC Negotinë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski shtoi se në Asamblenë e Përgjithshme të 77-të të OKB-së në Nju Jork, 90% e bisedave të liderëve botërorë dhe debatit të përgjithshëm dhe debateve që ishin në konferenca të tjera në kuadër të Samitit të OKB-së dhe në takimet dypalëshe, diskutimet kryesore ishin në lidhje me furnizimin me energji dhe në raport me furnizimin me ushqim.
“Ne jemi duke biseduar me Serbinë, edhe me Bullgarinë, por aty situata është pak më e komplikuar sepse Bullgaria aktualisht nuk ka parlament dhe legjislacioni i tyre është mjaft i kufizuar për shitjen e tepricës së energjisë elektrike me kontrata direkte. Ne jemi duke biseduar me Turqinë dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur për të siguruar energjinë bazë, ndërsa me Serbinë presim përgjigjen sepse aty bëhet fjalë për gazin që më pas do të përdoret në termocentralin kogjenerues. Po punohet çdo ditë, vazhdimisht. Zëvendëskryeministri ynë për çështje ekonomike është në Bruksel, duke pasur parasysh se kemi filluar një proces bisedimesh dhe një skrining të detajuar, por ato takime atje përdoren edhe për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me energjetikën”, tha Kovaçevski.
Lidhur me financimin e gjithë kësaj, Kovaçevski tha se tashmë është siguruar një konstruksion financiar me kreditorë dypalësh, ndërsa pret që negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar – FMN-në të përfundojnë së shpejti, por se po diskutohet edhe me disa vende financiarisht më të pasura nga Lindja e Afërt.
Kryeministri Kovaçevski apeloi se në kushtet e krizës botërore energjetike nuk ka politikë dhe mbledhjen e poenave politike ditore, kjo u vërtetua edhe në të kaluarën.
“Apeloj deri te deputetët e opozitës që sa më shpejt dhe pa asnjë shantazh dhe negociata të fshehta që pjesë gjatë udhëheqjes së tyre duan t’i bëjnë për t’u miratuar kredia nga BERZH-i për mjete financiare likuide për EMV-në me të cilën duhet të furnizohet energji elektrike për tregun e rregulluar”, shtoi Kovaçevski.