Kovaçevski: Këshilli ekonomiko-energjetik solli vendime me të cilat sigurohet energjia termike dhe energjia elektrike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, i shpalli vendimet që sonte i mori Këshilli ekonomiko-energjetik, në drejtim  sigurimit të furnizimit stabil me energji termike  dhe energji elektrike.

Në vazhdim është fjalimi integral i Kryeministrit Kovaçevski:

“Të nderuar qytetarë,

Këshilli ekonomiko-energjetik sapo përfundoi dhe kemi marrë vendime që dua t’i ndaj me publikun, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me furnizimin e sigurtë dhe stabil me energji në periudhën e ardhshme.

Për qytetarët e Qytetit të Shkupit.

  1. Më 15 tetor fillon sezoni i ngrohjes. Ngrohje qendrore për shkupjanët do të ketë. Është sjell vendim për fillimin e procedurës për dhënien e licencës për prodhimin e energjisë termike nga tregu i rregulluar në përputhje me nenin 6 të Ligjit për energjetikë të EEM-së. Ftoj Qytetin e Shkupit, Komisionin rregullator për energjetikë dhe Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës që sa më parë të japin mendim pozitiv, i cili do të krijojë kushte për funksionimin e plotë të EEM-së me ngrohtoret.
  2. Janë siguruar mjete financiare për energjinë e nevojshme për energjinë termike.

Sa i përket energjisë termike. Amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël do të kenë furnizim të sigurtë, stabil dhe të vazhdueshëm me energji elektrike. Subvencionojmë 80% për qind faturën e energjisë elektrike për 650 mijë amvisëri, ndërsa mbi 70 mijë  kompani dhe subjekte të tjera juridikë (deri në 2 milionë euro qarkullim vjetor) do të marrin energji elektrike të subvencionuar që është tre herë më të ulët se ajo e bursës.

Në mënyrë plotësuese, morëm vendim që në tregun e rregulluar të jenë shkollat ​​fillore dhe të mesme në tërë territorin e vendit, pa marrë parasysh se obligimin për sigurimin e procesit arsimor e kanë vetë komunat.

Gjithashtu kemi marrë vendim me të cilin të gjitha institucionet publike dhe shëndetësore do të sigurohen me energji elektrike përmes shitjes së ESM me çmim më të favorshëm se sa ajo e bursës. Për shkak se kujdesi për qytetarët dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor është imperativ i kësaj Qeverie.

Qeveria kujdeset për të gjithë në mënyrë të barabartë.

Këtë krizë thamë se së bashku do ta tejkalojmë siç e tejkaluam krizën e covid-it.

Shfrytëzoj rastin, që krahas këtyre vendimeve të cilat sonte i sollëm për përballjen me krizën energjetike, t’u bëj apel të gjithë qytetarëve të vazhdojmë me masat për kursim. Çdo kilovat në orë e kursyer do të thotë kursim i buxhetit tonë dhe më tepër para për investime në projekte të reja energjetike dhe infrastrukturore që do të përmirësojnë në të ardhshëm  furnizimin me energji elektrike dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetës.

Përfundoi koha e bollëkut me energji elektrike në Evropë. Tani është koha e kursimit dhe kursejmë për të pasur energji elektrike.

Nesër, siç e dini, të nderuar kemi seancë për çështjet parlamentare.

Dua t'i sugjeroj Kuvendit dhe deputetëve të të gjitha partive politike që së bashku të bëhemi të guximshëm  dhe më në fund të bashkohemi për interesat e qytetarëve dhe para fillimit të mbledhjes të votojnë Ligjin me të cilin sigurohen mjete financiare nga BERZH, të holla të miratuara nga BERZH-i për ballafaqim me krizën energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut me normë interesi të jashtëzakonshme, ndryshimet në Ligjin për energji dhe Ligji për naftë dhe derivate të  naftës dhe miratimi i gjendjes së krizës.

Kjo nuk është kohë për pikë politike, por kohë për arsye, solidaritet dhe kujdes social.

Kjo është vetëm pakoja e parë e vendimeve të Këshillit ekonomiko-energjetik.

Siç premtuam,  kujdesemi për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve të cilët do të mbështeten përmes një pakoje të duhur masash shtesë që së shpejti do të shpallen”.