Me rastin e shënimit të festës shtetërore 11 Tetori - Ditës së Kryengritjes Popullore, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nesër para Memorialit - Përkujtimor në Kumanovë, organizon manifestim qendror solemn për shënimin e festës shtetërore nën moton "Gjithmonë në anën e drejtë". Në mënyrë plotësuese, delegacionet qeveritare do të vendosin lule të freskëta para përmendoreve të luftëtarëve të rënë nga LNÇ në Shkup dhe Prilep.
Manifestimi qendror në Kumanovë fillon me vendosjen e luleve të freskëta në Memorialin – Përkujtimor.
Delegacionin qeveritar do ta udhëheqë Kryeministri Dimitar Kovaçevski, që është i përbërë nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti,
Pastaj, ngjarja vazhdon me program kulturor artistik para Memorialit-Përkujtimor dhe me fjalimin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, të paraparë në orën 10:45.
Me nderime të veçanta delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, i përbërë nga Aleksandar Bajdevski zëvendësministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Bashkim Hasani, zëvendësministër i Mbrojtjes, në orën 11: 15 do të vendosin lule të freskëta në përmendoren "Çlirimtarët e Shkupit", para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës zëvendëskryeministrja Gërkovska do të mbajë fjalim me rastin e festës.
Si pjesë e shënimit të festës 11 Tetori, delegacioni zyrtar qeveritar do të merr pjesë në manifestimin në Komunën e Prilepit me fillim në orën 09:30 para monumentit "Metodia Andonov - Çento".
Në përbërje të delegacionit qeveritar janë Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre e Kulturës, Vlladimir Rendevski, zëvendësministër i Shëndetësisë, Xhemil Qamili, drejtor i Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë.
Ftojmë medien tuaj që të ndjek ngjarjet.
Manifestimin me rastin e festës shtetërore dhe fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski mund ta transmetoni drejtpërdrejt në linqet e mëposhtme nga ora 9:30-11:30: