Me program solemn të rastit nën moton “Gjithmonë në anën e drejtë”, organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u shënua 81-vjetori i Ditës së Kryengritjes Popullore, 11 Tetori. Manifestimi qendror në të cilin mbajti fjalim Kryeministri Dimitar Kovaçevski u mbajt në Memorialin Përkujtimor në Kumanovë.
Në fjalimin e tij Kryeministri para qytetarëve tha se shënimi i kësaj feste është vazhdimi dhe drejtimi dhe se gjithmonë kemi qenë dhe mbetemi në anën e drejtë.
“Në këtë vend të shenjtë, në Memorialin Përkujtimor në Kumanovë, në vendpushimin e përjetshëm të rreth 300 luftëtarëve që dhanë jetën në themelet e atdheut të tyre, shprehim nder të sinqertë ndaj të gjithë luftëtarëve të luftës antifashiste dhe nacionalçlirimtare dhe dërgojmë mesazhin se amaneti i shenjtë i të qenit në anën e drejtë është marrë, ruajtur, realizuar dhe do t'u përcillet gjeneratave të ardhshme, si gjithmonë, në emër të së ardhmes së mirë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Kovaçevski.
Shënimi i festës filloi me homazhe dhe vendosje të luleve të freskëta për nder të luftëtarëve, vendpushimi i përjetshëm i të cilëve është në Memoriali Përkujtimor. Më pas vazhdoi me intonimin e himnit, performancës ushtarake nga pjesëtarët e gardës dhe me programin e rastit kulturo-artistik.