Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska, bëri homazhe për Ditën e Kryengritjes Popullore – 11 Tetori në Prilep

Delegacioni qeveritar i përbërë nga Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre e Kulturës; Vlladimir Rendevski, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Xhemil Qamili, ushtruesi detyre drejtori i Agjencisë për Nxitjen e Zhvillim të Bujqësisë, e shënoi festën shtetërore 11 Tetori –Ditën e Kryengritjes Popullore, në Prilep, qytetin hero prej ku filloi kryengritja maqedonase kundër fashizmit dhe Lufta Nacionalçlirimtare.

 

Delegacioni qeveritar vendosi lule te përmendorja Metodija Andonov-Çento, para përmendores Kuzman Josifovski-Pitu, si dhe u përkul edhe para busteve në Rrugën e heronjve të popullit dhe vendosi lule para përmendores  "Gruaja Luftëtare" dhe para Varrit të të Pamposhturve.

Këtë vit, festa shtetërore  11 Tetori, kur shënojmë ditën kur populli maqedonas u ngrit në kryengritje në Luftën e Dytë Botërore, zhvillohet me moton “Gjithmonë në anën e drejtë”.