Kovaçevski: Sollëm vendime të vështira por thelbësore për ardhmërinë evropiane të të rinjve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë dhe foli në hapjen e Qendrës për aktivizim rinor në Komunën e Tetovës, ku morën pjesë edhe kryetarët e komunave të Tetovës dhe Gostivarit, Bilall Kasami dhe Arben. Taravari.

Kryeministri Kovaçevski tha se hapja e kësaj hapësire do të thotë edhe një vend  ku të rinjtë do të mund t’i shkëmbejnë idetë e tyre, t’i shkëmbejnë përvojat e tyre, të organizohen në aktivizim për realizimin e tyre, sepse çdo i ri sot është pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë, por dhe për të ardhmen e vendit.

Kryeministri theksoi se kjo Qeveri është me ide progresive për përparim dhe për ta çuar vendin përpara. Prandaj edhe në periudhën e kaluar u sollën vendime me të cilat mundësuam fillimin e negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të cilat janë me rëndësi thelbësore për të rinjtë dhe për të gjithë qytetarët.

Kryeministri tha se vendi ka dy koncepte, njëri  koncept është ai në krye të të cilit është ai - koncepti i Maqedonisë së Veriut evropiane dhe tjetri i opozitës që e çon vendin në izolim, duke theksuar se qytetarët tanë meritojnë të jenë krenarë. me kokën lart dhe të pasur. Dhe të mos jenë krenarë, të varfër dhe të izoluar në vendin e tyre.

Kryeministri theksoi se Qeveria është e hapur për bashkëpunim me të rinjtë dhe kjo shihet nga procesi gjithëpërfshirës që përfshin të rinjtë dhe nxënësit e shkollave të mesme dhe ekspertët në të gjitha ligjet, masat dhe politikat me interes për të rinjtë.

“E njëjta ka të bëj edhe me strategjinë nacionale për të rinjtë, e cila është duke u përpiluar, por edhe me të gjitha programet e tjera që bën Qeveria që të rinjtë të gjejnë perspektivë në këtë vend.

Këtu, para së  gjithash, mendoj për grantet për punësim të të rinjve deri në 29 vjeç me arsim të përfunduar, si dhe për të gjitha programet e tjera në fondin për  inovacione, deri në mbështetjen e investimeve për të rinjtë që mundësojnë ata të fillojnë biznesin e tyre”, tha Kryeministri Kovaçevski.