Kryeministri Kovaçevski propozoi Risto Penovin për ministër të ri të Vetëqeverisjes Lokale: Kemi qëndrim, vizion dhe fokus evropian drejt të ardhmes

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në seancën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për zgjedhjen e anëtarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, paraqiti propozimin: që Risto Penov të jetë ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale.

Në fillim të fjalimit, Kryeministri Kovaçevski tregoi përcaktimet dhe parimet kryesore të punës së Qeverisë.

“Që në fillim e drejtoj Qeverinë me një synim të qartë si lier i saj me më së shumti obligime dhe përgjegjësi, por krijoj edhe një ekip në të cilin duhet të punojnë të gjithë, pa përjashtim, pavarësisht nga cila parti apo etniciteti kanë, duhet të bashkëpunojmë, të zgjidhim problemet dhe të respektojmë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet, për të cilat kemi marrë përsipër një detyrim të shenjtë.

Qeveria që unë drejtoj është një qeveri demokratike, reformiste, pro-evropiane, plotësisht e fokusuar dhe e pozicionuar në mënyrë proaktive ndaj sfidave dhe gjetjes së zgjidhjeve reale dhe të qëndrueshme, për të gjithë qytetarët, në të gjitha fushat. Kjo është një Qeveri që nuk flet për justifikime pse nuk mund të bëhet diçka, por punon vetëm se si dhe sa shpejt dhe sa më mirë të gjenden zgjidhje, për të krijuar vlera dhe për të mbrojtur e avancuar interesat e qytetarëve dhe të ekonomisë. Në këtë Qeveri nuk bëhet politikë ditore, në këtë Qeveri ka dituri, guxim dhe arsye për të kërkuar zgjidhje për problemet e mëdha. Kjo Qeveri integrohet dhe punon për unitet, jo izolim apo përçarje. Kjo Qeveri, me dije dhe politikë të zgjuar, punon vetëm për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe nacionale dhe dënon e bën të parëndësishme të gjitha provokimet e brendshme dhe të jashtme për interesa personale apo të tjera, që synojnë destabilizimin e sigurisë politike dhe ekonomike të shtetit. Ne bëjmë atë që na përshtatet. Kjo u dëhmua që është çelësi i vërtetë, në një nga momentet më të vështira të ekzistencës sonë, i derës sonë, i suksesit tonë si vend dhe si popull.

Prandaj, në një qeveri të tillë mund të ketë vend, vetëm për ata që kanë një nderim të vërtetë për të kaluarën, por nuk janë të ngujuar në të, që shikojnë përtej së tashmes dhe që në vendimet që merren marrin parasysh përfitimet më të mëdha dhe më të rëndësishme të së ardhmes së afërt. Sepse, nëse e sotmja është e gjeneratave të sotme, e ardhmja është e fëmijëve tanë dhe gjeneratave të ardhshme”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski e theksoi rëndësinë e realizimit të integrimeve evropiane si synim strategjik i shtetit, në të cilin, siç tha, do të jetë i përfshirë edhe Risto Penovi, i cili ka gjithashtu aspirata të qarta evropiane.

“Përpara nesh është një periudhë jashtëzakonisht e rëndësishme në të cilën njeriu duhet të jetë në gjendje të punojë: me zell - sipas standardeve evropiane; unifikues – në frymën evropiane dhe me guxim – për të marrë vendime, jo për të kalkuluar me rejtingje personale.
 

Republika e Maqedonisë së Veriut po përballet me një shans historik për t'u bërë shtet anëtar i barabartë i Bashkimit Evropian, ndërsa qytetarët e saj: maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, serb, rom, boshnjak e të tjerë - të bëhen qytetarë evropianë, me standard evropian të jetesës dhe një cilësie evropiane të jetës. Ky është qëllimi i dytë strategjik i shtetit, pas anëtarësimit në NATO, për të cilin që nga pavarësia e deri më sot, pavarësisht lëkundjeve që lidhen në një moment të caktuar për një arsye të caktuar, të justifikuar – edhe sot ka mbështetjen më të madhe të shumicës nga qytetarët.

Prandaj synimi evropian është i detyrueshëm për ne si Qeveri dhe për ju si deputetë dhe për të gjitha subjektet politike në vend, interesi i të cilëve është shteti dhe populli, jo agjenda të tjera dhe të huaja. Unë e di për Qeverinë dhe besoj se kjo përbërje parlamentare ka kapacitet të lartë nacional dhe evropian dhe se bashku mund të sigurojmë dhe punojmë në integrimet në Bashkimin Evropian”, shtoi Kryeministri Kovaçevski.
 

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski shprehu pritshmëri se ekipi qeveritar do të përforcohet me ministrin e propozuar për Vetëqeverisje Lokale, Risto Penov.

“Një dikaster i rëndësishëm për komunat tona, që në një vit e shohim të shpërbëhet kur drejtohen nga kryetarë të paaftë të komunave. Kjo është arsyeja pse unë sugjeroj, personin e duhur, për vendin e duhur, në kohën e duhur.

Z. Risto Penov është sinonim për një kryetar të suksesshëm, për punë të palodhur, për rezultate dhe suksese. Ai është një konfirmim i modestisë, ndershmërisë dhe punës së palodhshme. Ai është një person që integron, bashkëpunon dhe ka vizion, dëshirë dhe njohuri për zgjidhje më të mira për të gjithë qytetarët. Për të flasin më së miri projektet kapitale në Shkup, rrugët, urat, infrastruktura, kilometrat e rrugëve të reja, trotuaret, sheshe të reja, mbështetja e bizneseve vendore, mbështetja e kulturës, gjimnazet, parqet, shtigjet e biçikletave dhe ambientet rekreative flasin për suksesin e dikurshëm. Por sot nuk dua të flas për të në të shkuarën, por për të në të tashmen dhe të ardhmen. Pres dhe kërkoj nga zoti Risto Penov që të sjellë njohuri shtesë, përvojë, përkushtim, vlera njerëzore dhe morale-etike, për të sjellë mbështetje për ekipin në të tijën, por edhe në departamentet e tjera. Dhe nga ai, si dhe nga të tjerët, kërkoj angazhim të plotë, punë të përhershme, qëndrim të sinqertë ndaj të gjithëve dhe qasje të ndershme ndaj qytetarëve dhe shtetit.

Unë besoj në të dhe prandaj kërkoj mbështetjen tuaj edhe sot. Sepse me të, ne do të bëjmë më shumë dhe më mirë. Prandaj, kërkoj dhe pres mbështetjen tuaj që Risto Penovi të jetë ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thirri Kryeministri Kovaçevski, duke shpjeguar zgjidhjen kadrovike që ua propozoi deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.