Numri i kontratave të reja për energji termike po rritet, numri i ndërtesave pa ngrohje po zvogëlohet

Nga dita e djeshme,  29 tetor 2022, në EMV Furnizim me energji termike janë lidhur 6906 kontrata për furnizim me energji termike dhe trendi i kalimit të konsumatorëve nga furnizuesi i mëparshëm në furnizuesin e ri, si detyrim i përbashkët, vazhdon.

Koha e mbajtjes së konsumatorëve në punkte është reduktuar ndjeshëm pasi formulari elektronik i Marrëveshjes për furnizimin me ngrohje është vendosur në faqen e internetit të SHA EMV dhe në kanalet zyrtare të rrjeteve sociale, duke qenë se dokumenti është dorëzuar tashmë i plotësuar nga ana e  tyre.

Link deri te marrëveshja dhe udhëzimi

Në periudhën e ardhshme, EMV  Furnizimi, pas dorëzimit të faturave të energjisë termike, do t'ua dorëzojë formularin e marrëveshjes për furnizimin me energji termike për konsumatorët që ende nuk kanë nënshkruar kontratë në adresën e tyre, pas së cilës do të duhet ta dorëzojnë atë të nënshkruar  prej tyre në punktet  e EMV Furnizimi.

EMV  Furnizimi, do t'u mundësojë qytetarëve një periudhë të përshtatshme kohore për të rregulluar detyrimin dhe gjatë asaj periudhe do tw ketë ngrohje.

Sa i përket objekteve që nuk kanë ngrohje, ju njoftojmë se numri i tyre është ulur ndjeshëm. Për momentin janë konstatuar probleme vetëm në 20 objekte, nga të cilat 11 objekte kanë defekte në instalimin e brendshëm të ngrohjes, në 4 objekte është penguar aksesi i ekipeve të kompanisë në stacionet e ngrohjes , dhe 5 objekte nuk kanë energji elektrike në stacionet e ngrohjes.

Kjo është arsyeja pse është e nevojshme që komunitetet e pronarëve dhe menaxherëve të heqin defektet e instalimit të brendshëm të ngrohjes në kohën më të shkurtër të mundshme, për të mundësuar akses të papenguar të ekipeve të kompanisë në stacionin e ngrohjes, për të siguruar furnizim të vazhdueshëm të stacionit të ngrohjes me energji elektrike. (faturat e energjisë elektrike të paguara për termocentralin dhe instalimin elektrik funksional).