Kryeministri Kovaçevski bashkë me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe kryetarin e Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski, morën pjesë dhe mbajtën fjalim në ngjarjen me rastin e “Fillimit të ndërtimit të impiantit për spastrimin e ujërave të zeza në Dellçevë ".
Me ndërtimin e impiantit për spastrimin e ujit, ku uji i pijshëm do të përpunohet sipas standardeve bashkëkohore dhe teknologjisë bashkëkohore, Dellçeva në mënyrë të përhershme e zgjidh problemin e cilësisë së ujit të pijshëm dhe humbjet e ujit.
Në vazhdim është fjalimin integral i Kryeministrit Kovaçevski:
“Kam kënaqësinë që sot jam në Dellçevë, këtu do ta kaloj ditën dhe se do të kem mundësi të shoh dhe të njoftohem nga afër se çfarë i shqetëson qytetarët e Dellçevës.
Një gjë që e di se me siguri u intereson të gjithë qytetarët është gjithsesi se si do ta kalojmë dimrin. Sigurisht që ne si Qeveri dhe unë si Kryeministër punojmë shumë, unë personalisht u zotova dhe thashë që këtë dimër askush nuk do të mbetet i vetëm për t'u përballur me krizën dhe se nuk do të duhet të zgjedhë mes energjisë elektrike dhe ushqimit. Fjalë për fjalë askush, dhe atë, me masat që i sjellim të Qeverisë realizohet.
Këtu vij pas mbledhjes së djeshme të Qeverisë në të cilën sollëm vendime me të cilat sigurojmë energji elektrike më të lirë prej 80 euro për megavat/orë për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë. Me këtë vendim çmimet e produkteve ushqimore bazë, bukës, miellit, qumështit dhe produkteve të qumështit, vajit ushqimor, mishit dhe shpendëve, produkteve të bukës, miellit, qumështit dhe produkteve të qumështit, industrisë së mishit dhe shpendëve do të stabilizohen. Tashmë është bërë e ditur publikisht nga prodhuesit e produkteve bazë se me vendim të tillë çmimet duhet të ulen për të paktën 10%.
Në këtë krizë të vështirë, ne ndihmojmë shkollat publike fillore dhe të mesme. Dhe këtu në Dellçevë dhe në mbarë vendin. Sigurojmë energji elektrike më të lirë me çmim prej 95 euro për megavat/orë.
Mundësi për furnizim me energji elektrike nga EEM me çmim prej 95 euro për megavat orë, siguruam edhe për ndërmarrjet publike në fushën e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të zeza.
Me këto masa dhe së bashku me masat antikrizë që arritën mbi 760 milionë euro vetëm në vitin 2022, një pako e cila sipas Bankës Botërore është paketa më e madhe mbështetëse në rajon që u ofrohet qytetarëve për mbështetje në përballjen me krizën energjetike, me të vërtetë kujdesemi të sigurojmë standardin e jetesës dhe likuiditetin e kompanive dhe ta kapërcejmë këtë krizë së bashku.
Nga kujdesi për kategoritë e 42.000 qytetarëve më të rrezikuar, për mbi 330.000 pensionistë me ndihmë shtetërore nga 3.000 deri në 6.000 denarë, përmes masave për sigurimin e likuiditetit të ekonomisë, subvencionimit të energjisë elektrike me 80% për mbi 600.000 amvisëri dhe mbi 72.000 ndërmarrje të vogla konsumatore që punësojnë pjesën më të madhe nga të punësuarit në shtet, e deri te masat për industrinë ushqimore që përmenda, mendojmë për të gjithë, sepse të gjithë qytetarët janë njësoj të rëndësishëm për ne.
Por më duhet të pranoj se kur jemi kështu në qytete si Dellçeva, jam jashtëzakonisht i lumtur për projektet si ky sot, i cili është domethënës jo vetëm për banorët e Dellçevës, por për të gjithë rajonin për të gjitha fshatrat përreth.
Sot i është dhënë fund problemit dhjetëvjeçar me ujin e pijshëm të pastër për qytetarët. Me ndërtimin e stacionit për spastrimin e ujit, ku uji i pijshëm do të përpunohet sipas standardeve bashkëkohore dhe teknologjisë bashkëkohore, Dellçeva në mënyrë të përhershme e zgjidh problemin e cilësisë së ujit të pijshëm dhe humbjet e ujit.
Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për miqtë tanë në Konfederatën Zvicerane që e mbështetën projektin me 6 milionë franga zvicerane, për Ministrinë e Ambientit Jetësor e cila përmes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut investoi 1.3 milionë franga zvicerane, si dhe komunës së Dellçevës për kontributin e tyre prej 30.000 frangash zvicerane.
Ky projekt, përveç ndërtimit të impiantit të trajtimit të ujit, mundëson ndërtimin e një instalimi tërësisht të ri të ujësjellësit në fshatin Gabrovë dhe Zvegori dhe lidhja e tyre me ujësjellësin e qytetit të Dellçevës.
Krahas këtyre dy komponentëve shumë të rëndësishëm, ky projekt përfshin edhe ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet nominal 250 kw në kulm, i cili pritet të mbulojë pjesërisht nevojat për energji elektrike për puset dhe stacionit për spastrimin e ujit.
Ky investim kapital është vetëm një në serinë e investimeve për zhvillimin afatgjatë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një nga shtyllat e politikës së Qeverisë që unë drejtoj është zhvillimi i balancuar rajonal, sepse çdo qytet, çdo rajon në vend meriton të jetë një vend i bukur për të jetuar që do të vazhdojë të jetojë në prosperitet.
Sot, siç thashë, do të kaloj tërë ditën në Dellçevë dhe rajon dhe jam shumë i lumtur që ka kaq shumë për të parë dhe vizituar dhe më vjen mirë që po ndodh zhvillimi. Ngadalë por me siguri po ecim përpara.
Maqedonia e Veriut po ecën në një rrugë të re, evropiane, të begatë, në fushën e politikës, demokracisë, ekonomisë, si dhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Ne angazhohemi si Qeveri dhe vazhdojmë të investojmë në projekte që do të nënkuptojnë avancimin e komunave, pavarësisht nëse bëhet fjalë për projekte infrastrukturore, rrjete kanalizimesh e ujësjellësish, hapje fabrikash të reja, rindërtim të spitaleve dhe objekteve të tjera të rëndësishme për nevojat e qytetarëve.
Politikat e krijuara nga Qeveria janë gjithëpërfshirëse dhe nuk lënë askënd prapa, pavarësisht nëse bëhet fjalë për projekte për zhvillimin e komunave, për masat për zbutjen e krizës energjetike. Ne si Qeveri kemi mbështetur edhe investimet mbi 250 milionë euro në komuna, do ta rregullojmë atë që nuk është bërë me dekada, të gjithë meritojnë një jetë cilësore.
Jemi veçanërisht të fokusuar në sigurimin e një jete më të mirë për qytetarët, kushte më të mira për zhvillimin e ekonomisë, si dhe kushte më të mira për investimet e huaja direkte. Në këto kohë të vështira, mënyra më e mirë se si mund ta luftojmë krizën është, këtu në Maqedoninë e Veriut, të hapim dhe të ofrojmë sa më shumë vende pune për qytetarët tanë. Mënyra më e mirë për të përballuar çmimin e lartë të jetesës është sjellja e vendeve të punës me pagesë më të mirë në industritë e së ardhmes, të cilat mbështeten nga kjo Qeveri.
Ne po punojmë intensivisht dhe kështu vetëm këtë muaj të fundit të gjithë patëm mundësinë të shohim hapjen e disa fabrikave të reja, investime të reja në fushën e energjisë, industrisë së automobilave etj. Ne e kemi pozicionuar veten si një vend në të cilin investitorët e huaj njohin një partner të vërtetë dhe për këtë arsye kompanitë e njohura zgjedhin Maqedoninë e Veriut si destinacion për investimet e tyre.
Po investojmë edhe në infrastrukturë, po ndërtohen më shumë akse rrugore dhe të shtunën filloi ndërtimi i pjesës lindore hekurudhore të Korridorit 8.
Shikimi ynë është gjithmonë i drejtuar drejt së ardhmes, transformimi energjetik i vendit, tranzicioni i gjelbër është një nga prioritetet, i cili ka rezultuar të jetë veçanërisht i rëndësishëm në kohë krize. Pothuajse kemi qenë dëshmitarë të fillimit të funksionimit të termocentralit më të madh solar ndonjëherë, i cili do të furnizojë mbi 5500 amvisëri me energji elektrike të pastër që fitohet nga dielli jonë. I miratuam edhe ndryshimet në Ligjin pët ndërtim që tashmë të gjithë personat fizikë dhe juridikë të mund të instalojnë fotovoltaikë me një procedurë shumë të thjeshtë dhe pa leje ndërtimi nga komuna.
Puna e palodhshme sjell rezultate, jam i sigurt për këtë dhe prandaj Qeveria, unë si Kryeministër, vazhdojmë në të njëjtin drejtim, me një qasje shtetërore në një kohë krize globale ekonomike dhe energjetike.
Të nderuar qytetarë, banorë të Dellçevës, ju uroj që të keni edhe shumë ditë të lumtura si kjo, të rëndësishme për zhvillimin e komunës dhe të begatë për të ardhmen e të rinjve nga ky rajon”.