Kovaçevski: Dellçeva fiton treg bashkëkohor të qytetit, zhvillimi i barabartë është prioritet i kësaj Qeverie

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës së tij të punës në Komunën e Dellçevës vizitoi edhe tregun e mbyllur i cili është në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Me realizimin e këtij projekti, Dellçeva për herë të parë fitoi treg bashkëkohor të qytetit me të gjithë infrastrukturën, ku do të respektohen të gjitha kriteret për ruajtjen dhe shitjen e duhur të ushqimit dhe shumëllojshmërisë së gjerë të mallrave, si dhe parking adekuat – hapësirë.

Tregu i qytetit ka sipërfaqe toke ndërtimi prej 11.599 m2 dhe përmban hapësirë ​​për shitje të produkteve bujqësore dhe llojeve të tjera të mallrave, si dhe një pjesë të mbyllur.

Ndërtimi i tregut bashkëkohor të qytetit ka rëndësi rajonale, sepse Dellçeva, si qytet kufitar shpesh është vizituar nga vizitorë nga Bullgaria fqinje, por edhe nga qytete nga mbarë vendi.

Ndërtimi i objektit ka kuptim shtesë. Në mënyrë shtesë, kjo pjesë e qytetit fiton një pamje bashkëkohore urbane me mundësi për të krijuar lokacione atraktive për ndërtime të reja të ardhshme dhe zhvillim të tregtisë.

Vlera e përgjithshme e projektit është 43,5 milionë denarë. Në fazën e parë të ndërtimit, 7 milionë denarë janë siguruar nga Agjencia për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural, ndërsa 7,9 milionë denarë janë përgjegjësi e Komunës së Dellçevës.

Për fazën e dytë të ndërtimit janë siguruar mjete në vlerë prej 13,9 milionë denarë nga Buxheti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Rajonit të planit lindor, ndërsa 14,5 janë siguruar nga buxheti i Komunës së Dellçevës.