Kryeministri Dimitar Kovaçevski mori pjesë në ngjarjen me rastin e investimit të ri të Sh.A. MEPSO, me të cilin fillon procesi i digjitalizimit të rrjetit të transmetimit. Bëhet fjalë për zgjidhjen më bashkëkohore për pajisje të telekomunikacionit dhe monitorim në largësi të stacioneve të transformatorëve në MEPSO. Projekti është në vlerë prej pothuajse 5 milionë euro dhe është kyç për transmetimin stabil dhe të besueshëm të informacioneve dhe të të dhënave në sistemin elektroenergjetik të vendit.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se investimet në rrjetin e transmetimit kanë rëndësi të madhe për transmetim të sigurt të energjisë elektrike për qytetarët dhe kompanitë, si dhe për realizimin e projekteve të mëdha në sektorin e energjisë.
“Përmes konceptit të Investimeve Strategjike janë siguruar mbi 1000 MW në projekte për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike dhe turbinave të erës me kompani të njohura evropiane. E mbështesim Marrëveshjen Evropiane të Gjelbër për ekonomi të qëndrueshme, që nënkupton shndërrimin e sfidave klimatike dhe ekologjike në mundësi dhe përfitime për shtetin dhe qytetarët. Në lokalitetin e ish vendburimeve të qymyrit në REK “Oslomej”, tashmë punon termocentrali fotovoltaik 10 megavat në pronësi të EEM. Ky është tranzicioni i parë energjetik i termocentralit me qymyr në energji të pastër në rajon. Në momentin para fillimit të ndërtimit janë edhe termocentralet fotovoltaike përmes Partneritetit publik privat me EEM-në në Oslomej, me kapacitet të instaluar prej 100 megavat. Gjatë vitit 2023 pres që të fillojë me ndërtim edhe një termocentral solar 10 megavat në Oslomej nga ana e EEM-së. Pikërisht termocentralet diellore do të jenë shtytësit e tranzicionit energjetik në Maqedoninë e Veriut. Gjatë muajit të ardhshëm në Kuvend duhet të dorëzohen disa ligje për investimet strategjike, ato të cilat janë shpallur gjatë viteve të kaluara. Dhe atë për parkun e turbinave të erës “Virovi”, nga kompania gjermane “Vi-Pi-Di”, centrali më i madh fotovoltaik në këtë pjesë të Evropës, “STIPION” me kapacitet rreth 400 megavat, nga kompania e njohur franceze “Akio”. Para pak kohësh filloi me punën termocentrali i ri solar 17 MW, investim të cilin kjo Qeveri ia siguroi kompanisë nga Sllovenia “Gen-I”. Bëhet fjalë për termocentralin më të madh fotovoltaik në vend, që gjendet në Sveti Nikollë”, tha Kovaçevski dhe shtoi se gjatë mandatit të Qeverisë kemi instaluar tashmë 27 megavat termocentrale fotovoltaike në vend, më shumë se në 11 vjet që janë instaluar në përgjithësi në vend.
Drejtori i MEPSO-s, Orhan Ramadani ka folur për rëndësinë e këtij investimi në kushtet e krizës botërore energjetike.
“Me qëllim për të avancuar sovranitetin tonë teknologjik në energji, ne kemi vendosur për këtë investim serioz, specifikat teknike të të cilit në të ardhmen do të jenë në shërbim të energjisë, por edhe sistemin e telekomunikacionit në vend. Kjo pajisje është baza për marrjen e të dhënave ‘në kohë reale’ për sistemin SCADA. Me këtë zgjidhje SHA MEPSO fillon procesin e digjitalizimit të rrjetin e transmetimit. Me këtë teknologji të fundit, do të arrihet përdorimi i brendshëm dhe efikas i fibrave optike të integruara në litarët mbrojtës të linjave të transmetimit dhe do të sigurohet enkriptimi dhe mbrojtja e plotë e informacionit që do të transportohet (platforma e sigurisë kibernetike). Në këtë mënyrë, me këtë pajisje, do të theksoj edhe një herë, sigurohet transferim i shpejtë dhe i saktë i të dhënave, furnizim i pandërprerë i energjisë elektrike dhe minimizohet rreziku i ndërprerjes së transferimit të të dhënave në rast të aksidenteve dhe kushteve të këqija atmosferike”, tha Ramadani.
Andi Aranitasi, përfaqësuesi i BERZH-it në vendin tonë që mbështeti projektin e MEPSO-s, tha se jetojmë në një kohë sfidash dhe agresioni rus ndaj Ukrainës ka çuar në një krizë energjetike të përmasave të paprecedentë.
“Në këtë mënyrë u hapën çështjet e sigurisë energjetike, çmimet e larta të energjisë elektrike dhe qasshmëria si prioritet bazë. Por në kohë të tilla të trazuara, ne nuk duhet të devijojmë nga qëllimi kryesor, që është sigurimi i qëndrueshmërisë së modeleve tona ekonomike. Ka dy mënyra për ta arritur atë. E para është nëpërmjet ndërlidhjes së tregjeve të energjisë dhe formimit të një tregu të përbashkët rajonal, të ngjashëm me atë të BE-së. BERZH financoi interkoneksionin me Bullgarinë dhe ne jemi aktualisht financues të interkoneksionit me Shqipërinë, i cili kur të përfundojë do të lidhë Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi me tregjet evropiane nëpërmjet Bullgarisë dhe Italisë. Tregjet e lidhura do të sjellin shumë përfitime. E dyta, për të cilën MEPSO ka mbështetje direkte, është forcimi i kapaciteteve të rrjetit të transmisionit për lidhjen e më shumë burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe zvogëlimin e peshës së lëndëve djegëse fosile”, tha Aranitasi.