Kryeministri Kovaçevski dhe kryetari i komunës Kostadinov sot në Strumicë morën pjesë në manifestimin me rastin e fillimit të ndërtimit të urës së bulevardit në lumin Vodoçicë.
Bëhet fjalë për një nga projektet më të mëdha kapitale që do të realizohet në pjesën urbane të Strumicës. Ndërtimi i kësaj ure ka rëndësie të madhe për Komunën e Strumicës, sepse është parakusht për ndërtimin e bulevardit "Bratstvo Edinstvo".
Gjithashtu, me realizimin e këtyre dy projekteve do të mundësohen kushtet për fillimin e realizimit të projektit - treg i ri në këtë pjesë të qytetit, për të cilin aktualisht Komuna e Strumicës është në proces të përpilimit të një projekti dhe kompletimi të tërë të dokumentacionit teknik.
Ura është në gjatësi prej 15 metra dhe gjerësi prej 23 metra, gjegjësisht një zgjidhje bulevardi me dy korsi të veçanta trafiku nga 7.5 metra secila, trotuare nga të dyja anët prej 3 metra dhe hapësirë e mesme e lirë midis dy korsive.
Realizimi i këtij projekti kapital është në vlerë prej 29,5 milionë denarë duke përfshirë TVSH-në dhe financohet tërësisht nga mjetet komunale.