Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mori pjesë në fillimin e ndërtimit të lagjes sociale në Strumicë, ku do të ofrohet kujdes për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve. Në këtë lagje do të akomodohen rreth qindra familje të cilëve nuk u është zgjidhur çështja e vendbanimit dhe jetojnë në ndërtime të paligjshme, gjegjësisht shtëpi të improvizuara. Këtu në këtë lagje do të fitojnë shtëpi, vendbanim të vetin edhe qytetarë të tjerë të kategorive të cenueshme. Për zhvillimin e shoqërisë, Qeveria obligohet të sigurojë siguri sociale për qytetarët, sepse në katër vitet e fundit janë ndërtuar ose janë në faze ndërtimi gjithsej 853 banesa sociale.
Në vazhdim ua përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski.
“Kriza ekonomike solli deri në pasiguri të madhe sociale, më të prekurit nga kjo janë kategoritë e cenueshme të qytetarëve – rastet sociale, pensionistët, prindërit e vetëm, qytetarët të cilët janë me punësim të përkohshëm dhe shumë të tjerë, të gjithë këtyre u duhet mbështetje.
Prandaj si Qeveri çdo ditë të vendosur miratojmë vendime dhe masa të cilat do të sigurojnë mbështetje në këto kohëra të vështira të krizës.
Në Strumicë ka filluar ndërtimi i lagjes banesore për strehimin e familjeve sociale në qytet. Në këtë lagje do të akomodohen rreth qindra familja të cilëve çështja e banimit nuk u është zgjidhur dhe jetojnë në ndërtime joligjore, gjegjësisht shtëpi të improvizuara. Këtu në këtë lagje do të bëhen me shtëpi, vendbanim të vetin edhe kategori të tjera të cenueshme të qytetarëve.
Kjo Qeveri obligohet të sigurojë siguri sociale për qytetarët, të sigurojë zhvillim të shoqërisë sonë, prandaj në katër vitet e fundit janë ndërtuar ose janë në fazë ndërtimi gjithsej 853 banesa sociale.
Unë jam njeri i vendosur, sepse Qeveria që e udhëheq është përgjegjëse.
Masat që i sjellim, politikat që i zbatojmë, kujdesi për ekonominë dhe qytetarët gjithçka me qëllim të sigurojmë jetë më cilësore, siguri, rritje ekonomike, prosperitet dhe zhvillim.
Ta kthejmë optimizmin, besimin te qytetarët në ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut.
Të gjithë qytetarët në këtë shtet kanë të drejtë të barabartë të jetës cilësore dhe me dinjitet, prandaj si Qeveri siguruam mbështetje financiare për rreth 200.000 bashkëqytetarë tanë.
Në 4 muajt e ardhshëm mbi 42.000 qytetarë tanë nga kategoritë më të cenueshme do të marrin ndihmë monetare prej 3.000 denarë në muaj.
Ndihmë financiare kemi dhënë edhe për pensionistët që kanë pensione më të vogla, nga 3.000 deri në 6.000 denarë për një periudhë prej katër muajsh, ndërsa do ta marrin edhe pensionistët që kanë pensione deri në 14.000 denarë.
Së bashku do ta tejkalojmë këtë krizë. Me masat e Qeverisë kundër krizës, ne jemi mbështetje dhe siguri për punëtorët, punëdhënësit, pensionistët dhe më të cenueshmit.
Ne subvencionojmë energjinë elektrike për të gjitha familjet dhe 72 mijë konsumatorë të vegjël me 80% të çmimit aktual. Kjo energji elektrike sigurohet nga prodhimi vendor 100%.
Unë premtova se nuk do të harrojmë askënd dhe nuk do të lemë që të përballohet vetë me pasojat e krizës. Ne kemi ofruar ndihmë edhe për shkollat dhe spitalet, duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe vetëqeverisjen lokale.
Me pakon e fundit të masave kundër krizës, ne mbështesim drejtpërdrejt arsimin, si detyrimin kryesor të shtetit. Shkollat kanë një çmim më të lirë të energjisë elektrike sepse procesi arsimor duhet të sigurohet dhe të ecë pa probleme.
Spitalet, si dhe ndërmarrjet që punojnë me ujësjellësin dhe menaxhimin e ujërave të zeza, kanë çmim preferencial për energjinë elektrike, sepse duhet të sigurohen funksionet jetësore të shoqërisë.
Punoj, punojmë si Qeveri gjatë gjithë kohës që të funksionojë e gjithë kjo, të kemi mjaft ushqim, rrymë, energji.
Ne kemi arritur të ofrojmë energji elektrike shumë më të lirë për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë. Kjo, siç thanë kompanitë, do të mundësojë të paktën 10% ulje të çmimeve përfundimtare të produkteve ushqimore bazë. Çmimet e rritura, e di, por ne po bëjmë gjithçka për të zbutur pasojat e krizës globale.
Detyra jonë si Qeveri është të përballemi me sfidat e krijuara nga kriza dhe nuk do të shmangim shqetësimin dhe angazhimin për të siguruar një jetë më të sigurt dhe cilësore për të gjithë qytetarët.
Përgëzoj përpjekjet për të ndërtuar këtë vendbanim social, siç thashë, askush nuk do të mbetet vetëm në këtë kohë krize”.