Në konferencën e sotme për shtyp të zëdhënësve të Qeverisë, zëdhënësi Dushko Arsovski, e prezantoi bilansin energjetik për prodhimin e energjisë elektrike të SHA EMV për ditën 06.12.2022
Ai tha që SHA EMV më 06.12.2022, prodhoi 12.580 MWh energji elektrike, me çka tërësisht i plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël. Në termoelektranat 10.100 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 2.480 MWh.
Gjithashtu zëdhënësi Arsovski shtoi se ditën e kaluar EMV-ja furnnizoi 3.350 MWh energji elektrike. Siç nënvizoi ai, bëhet fjalë për energji elektrike të dedikuar për spitale, kopshte për fëmijë dhe objekteve të tjera infrastrukturore vitale në vend.
Zëdhënësi Arsovski tha se të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 06.12.2022.