Sot, më 21 dhjetor në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj, Shkup, Kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençeska, ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe një përfaqësuese nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë në shfaqjen “Letër për Baba Dimrin ” të realizuar nga studioja dramatike për fëmijë Neverlend.
Në shfaqe morën pjesë edhe fëmijët e qendrave për persona me aftësi të kufizuara nga i gjithë territori i vendit, nga familjet kujdestare, qendrat ditore dhe fëmijët e kategorive të familjeve të cenueshme sociale.
Pas përfundimit të shfaqes, Kryeministri dhe ministret së bashku me Baba Dimrin u dhuruan të gjithë fëmijëve të pranishëm paqeta për Vitin e Ri.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është që të ngrihet vetëdija për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e kategorive të familjeve të cenueshme sociale, si dhe të ngrihet disponimi para festiv i Vitit të Ri për këtë kategori fëmijësh.