Kovaçevski: Premtimi është përmbushur - lëshohet në përdorim rruga e shpejtë Krupishte-Koçan, mundësojmë lidhje më të mirë në rajonin lindor

 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, sot morën pjesë dhe folën në ngjarjen me rastin e lëshimit në përdorim të aksit rrugor Krupishte-Koçan të rrugës së shpejtë Shtip-Koçan. Me vënien e sotme në funksionim të 13,7 kilometra nga Krupishte  deri në Koçan dhe aksi rrugor nga Shtipi deri në Krupishte, ka përfunduar tërësisht projekti i realizuar në dy faza.

Në vazhdim përcjellim në mënyrë të plotë fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski:

“Siç premtuam dhe sigurisht ju kujtohet që para një muaj dhashë për detyrë që të përfundojnë aktivitetet e fundit të ndërtimit të këtij aksi rrugor, ja sot ku jemi për të përmbushur  premtimin.

Për kënaqësinë time të madhe, por besoj edhe për kënaqësinë e madhe të qytetarëve të të gjithë rajonit lindor, kam nderin të lëshoj në përdorim  autostradën Krupishte-Koçan.

Le të na jetë me fat dhe urime në radhë të parë deri te të gjithë pjesëmarrësit dhe  Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, NPRRSH, kontraktuesit, nënkontraktuesit dhe mbikëqyrjes. Përfundoi një punë e madhe.

Do të doja t'ju lus që t’i përshëndesim dhe tu falënderohemi të gjithë pjesëmarrësve me një duartrokitje.

Vitin e ardhshëm pres që të kemi edhe shumë ngjarje të tilla, me të cilat do të shënojmë përmirësimin e shpejtë dhe dinamik të infrastrukturës së vendit. Maqedonia e Veriut duhet të zhvillohet, ndërsa infrastruktura është një lidhje e rëndësishme me të cilën ne sigurojmë zhvillim të përshpejtuar ekonomik. Nëse punohet shumë dhe me përkushtim, nuk ka qëllim të paarritshëm.

Ndërtimi i rrugëve të reja, infrastrukturë më e mirë dhe moderne dhe investimi në objekte kapitale me të cilat përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve dhe sigurohen kushte më të mira të punës për kompanitë është prioriteti më lartë i Qeverisë.

Sot lëshojmë në përdorim një investim kaq të rëndësishëm për të gjithë rajonin lindor, gjegjësisht  aksin rrugor  Krupishte-Koçan të rrugës së shpejtë  Shtip-Koçan. Me këtë investim konfirmojmë edhe një herë përpjekjen tonë për zhvillim të barabartë të të gjithë vendit dhe sigurimin e një lidhjeje më të mirë mes qyteteve.

Me ndërtimin e rrugës së shpejtë mundësohet një lidhje e shpejtë dhe moderne ndërmjet Shtipit dhe Koçanit, me të cilin përshpejtojmë dhe lehtësojmë udhëtimin për qytetarët e këtij rajoni. Shkurtohen kilometra rrugë dhe kohëzgjatja e udhëtimit, por më e rëndësishmja është se është rritur siguria në komunikacion.

Në fazën e parë të ndërtimit në vitin 2020, u lëshua  pjesa e autostradës së shpejtë Shtip deri në Krupishtë në gjatësi prej 14.3 kilometrash dhe me vlerë 28.5 milionë euro.

Me vënien në përdorim të sotëm të 13.7 kilometrave të mbetura të seksionit, me vlerë 18 milionë euro, përfundojmë ndërtimin që u zhvillua në dy faza. Financimi për fazën e parë dhe të dytë të ndërtimit u sigurua nga një kredi nga BERZH.

Ndërtimi i infrastrukturës moderne rrugore në vend është një nga prioritetet e Qeverisë. Ashtu si në vitet e kaluara, edhe në kohën e pandemisë dhe tani në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike në botë, u punua intensivisht në ndërtimin dhe rikonstruksionin e pjesëve kryesore rrugore në vend.

Në pjesën lindore të vendit, rezultatet e punës janë veçanërisht të dukshme. Nuk ka pothuajse asnjë lidhje rrugore që nuk është rehabilituar në këtë rajon. Nuk ndalemi me kaq. Vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe dinamikë. Kjo është arsyeja pse ndërtimi i rrugëve është një prioritet strategjik ndaj të cilit ne mbetemi plotësisht të përkushtuar. Qeveria në pesë vitet e fundit ka ndërtuar rrugë me gjatësi rreth 1300 kilometra, që është dy herë më shumë se në dhjetëvjeçarin e kaluar, kur janë ndërtuar vetëm rreth 650 kilometra rrugë.

Angazhimi i Qeverisë për të investuar në infrastrukturë moderne shihet edhe në Buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2023, i cili arrin në rreth 324 milionë euro, që është një rritje prej 135% nga ky vit.

Në vitin 2023 vazhdon ndërtimi i autostradave të Korridorit 8, për të cilat janë planifikuar 244 milionë euro. Lidhja dhe bashkëpunimi rajonal është një nga aspektet më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Evropian dhe me rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë sonë. Presim që vitin e ardhshëm të përfundojë ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër dhe tashmë në janar të vitit 2024 qytetarët, të gjithë ne, do të mund të lëvizim në atë autostradë. Vazhdon në mënyrë aktive ndërtimi i autostradës Rankovce-Kriva Pallankë, korsia e tretë e rrugës Pallankë-Deve Bair. Në kuadër të këtij korridori, vitin e ardhshëm duhet të fillojë ndërtimi i autostradës Qafasan-Strugë-Trebenishtë, Bukojçan-Gostivar, Gostivar-Tetovë dhe Korridori 10D Prilep-Manastir.

Aktivisht do të punohet edhe në ndërtimin e autostradës Gradsko-Drenovë, Drenovë-Farish, Shkup-Bllacë faza e parë, Manastir-Mexhitlija dhe autostrada tjera, për të cilat ministri do të flasë më shumë.

Ky projekt i madh hap rrugë të reja evropiane për transportin hekurudhor, vendos një lidhje rajonale me portet e Burgasit dhe Varnës në Bullgari dhe portin e Durrësit në Shqipëri, i cili është i një rëndësie të jashtëzakonshme për ekonominë tonë, por edhe në përgjithësi për bashkëpunimin e rajoni në tërësi si dhe bashkëpunimi i rajonit me vendet e tjera evropiane.
Investimet në infrastrukturën moderne rrugore janë të rëndësishme për qytetarët dhe kompanitë, por edhe për investitorët. Nga njëra anë nënkuptojnë një lidhje të sigurt dhe moderne mes qyteteve dhe fshatrave dhe nga ana tjetër krijohen vende të reja pune e më të paguara me investime të tilla.

Investimi në infrastrukturë është një investim i përhershëm për përmirësimin e kushteve të jetesës, rritjen e standardit të jetesës dhe ky është prioriteti ynë. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut meritojnë të jetojnë të lidhur me Evropën dhe sipas standardeve evropiane dhe kjo Qeveri e mundëson përmes procesit të qartë të integrimit evropian, të cilin ne punojmë për mbrojtjen e interesave kombëtare”.