Ditën e kaluar janë prodhuar 17.904 MWh energji elektrike dhe tërësisht janë plotësuar nevojat për rrymë elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël

SHA EMV më 04.01.2023 prodhoi 17.904 MWh  energji elektrike, duke plotësuar tërësisht nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël. 

Në termoelektranat janë prodhuar 8.179 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 9.725 MWh.

Ditën e kaluar përmes EVN Shitje janë furnizuar 1.000 MWh energji elektrike. Kjo është energji elektrike për spitale, kopshte për fëmijë, shkolla, ndërmarrje publike, kapacitete nga industria ushqimore dhe objekte të tjera infrastrukturore vitale në vend.


* Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 04.01.2023.