Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mori pjesë në drekën tradicionale të Kërshëndellave që organizoi kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase –Arqipeshkopia e Ohrit (KOM-OA), z. Stefan.
Në drekën tradicionale të Kërshëndellave, Kryeministri Kovaçevski mori pjesë së bashku me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z. Stefan, çdo vit organizon drekë Kërshëndellash me rastin e festave të Kërshëndellave dhe festës së emrit të tij - festës së kryediakonit dhe martirit të parë Shën Stefan.