SHA EMV më 31.01.2023 prodhoi 19.626 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore.
Në termoelektranat janë prodhuar 15.351 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 4.275 MWh.