Rikonstruimi i rrugës shtetërore Strugë-Qafë Thanë do të përfundojë në vjeshtë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, Drejtori i NP “ Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, dhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, sot kanë inspektuar punimet ndërtimore për rehabilitimin e rrugës rajonale Strugë–Qafë Thanë. 

Rehabilitimi i këtij aksi rrugor Podmolje – Strugë – Qafë Thanë realizohet në gjatësi prej 19,3 km. Ky projekt parasheh rehabilitimin e tërësishëm të aksit rrugor me vendosjen e asfaltit të ri. Investimi është në vlerë prej 8 milion euro. 

“ Ky është një aks shumë i rëndësishëm rrugor për shkak se e lidhim kalimin kufitar Qafë Thanë dhe  Republikën e Shqipërisë që është pjesë e Korridorit 8. Me mjete të NP “Rrugët Shtetërore” e rehabilitojmë këtë aks rrugor që të mundësojmë lidhje rrugore kualitative për qytetarët e Strugës, Ohrit dhe Dibrës. Ky aks rrugor është pjesë e planeve tona investuese dhe këtë vit, përkatësisht, deri në vjeshtë planifikohet të përfundojë”, deklaroi ministri i Transportit, Boçvarski. 

“Në këtë moment kemi mbi 20% progres të punëve ndërtimore. Me këtë projekt është paraparë rehabilitim i plotë i rrugës deri në vendkalimin kufitar Qafë Thanë. Rruga përbëhet prej dy korsi prej 3,5 metra dhe është planifikuar vendosje e bankinave të reja. Është paraparë të rehabilitohen tre ura me çka do të ngrihet siguria në komunikacion në këtë segment rrugor. Presim që deri në muajin tetor të këtij viti të përfundojë rehabilitimi i kësaj rruge” - deklaroi Ejup Rustemi - drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. 

Sipas kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis Merko, rekonstruimi i këtij aksi rrugor është me rëndësi të madhe për shkak lidhshmëris rajonale, zhvillimit ekonomikë dhe zhvillimit lokal të rajonit.